“Babai im nuk ishte njeri i mirë”/ Rrëfehet Ermal Meta: Kisha një familje të tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ermal Meta, këngëtari shqiptar që padiskutim ka korrur sukses në Itali së fundmi ka dhënë një intervistë për “Corriere dela Sera”, ku ka folur për këngën e re të lançuar prej tij “Milano non esiste”, por jo vetëm.

I pyetur për një kauzë të mbështetur prej tij që garanton të drejtat e komunitetit LGBTQ, Meta tha se ka ende për të bërë. Sipas tij edhe përse familjet janë tradicionale të drejtat për këtë komunitet duhet të garantohen, teksa ka folur edhe për familjen e tij. Këngëtari shqiptar thotë se familja e tij ishte tradicionale, ndërsa për babain e tij ka rrëfyer se nuk ishte njeri i mirë.

“Ka ende shumë për të bërë për të drejtat civile, disa personazhe kanë thënë shumë budallallëqe, arsyen pse nuk e kam idenë. Familjet mund të jenë ose jo tradicionale. Ajo që nevojitet është dashuria: Unë kisha një familje tradicionale që ishte e tmerrshme. Babai im nuk ishte njeri i mirë, do të kisha preferuar një mijë herë diçka ndryshe. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që vuajnë dhunën”, tha Meta.

Këngëtari shqiptar është ka folur edhe për koncertin e mbajtur në stadiumin e Tiranës.

“Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë. Kur isha i vogël ishte e ndaluar të dëgjoja muzikë të huaj, regjimi kishte frikë nga ajo që vinte nga jashtë, aq sa për të thënë “kazino” thoshim “Amerikë”. Kur mbërritëm në Pulia më kujtohen rrugët e mëdha dhe të drejta, sepse në Shqipëri ishin të gjitha kthesa, për të mos zbarkuar armiqtë”, tha ai.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV