Aksidenti tragjik me 45 viktima në Bullgari/ Dyshohet se në autobus kishte 30 mijë fishekzjarre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkak i zjarrit që shpërtheu pas aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, mund të ketë qenë prania e 30 mijë fishekzjarrëve. Kështu shkruajnë mediat vendase dhe ajo britanike Daily Mail. Zjarri që përfshiu autobuzin ishte aq i fortë sa shumica e viktimave u dogjën, sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin.

Hetimet fillestare thonin se zjarri kishte nisur në anën e përparme të mjetit pas shpërthimit të fishekzjarreve, sipas agjencisë maqedonase Infomax, por konfirmimi ende nuk ka ardhur nga autoritetet. Katër vende të Ballkanit kanë shpallur ditë zie për tragjedinë.

Të mbijetuarit në aksident raportojnë se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë dhe se më pas kishte filluar të përhapej tymi dhe zjarri në autobus.Aksidenti do të hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Hetimit (NSS) në Bullgari dhe është nën mbikëqyrjen e posaçme të Prokurorisë së Apelit të Sofjes dhe Prokurorisë së Lartë të Kasacionit.

Të fundit

Pija më virale e momentit, gjithçka që duhet të dini për Matcha

Gjatë disa viteve të fundit, Matcha është bërë një fenomen në internet, duke tërhequr shijet e milenialëve dhe Gen-Z....

Prilli muaj “makth” për Interin, vetëm dy fitore në shtatë ndeshje për zikaltërit

Prilli duhej të ishte muaji i së vërtetës, i sprintit, i shkëputjes vendimtare në garën për gjithçka. Në vend të kësaj, fundi i një...

“Macja e Titanikut” parashikoi fundosjen, mori kotelet dhe zbritën para katastrofës

Shumica e njerëzve e dinë historinë tragjike të Titanikut, por pak kanë dëgjuar për Jenny, macen që jetonte në bord dhe ishte ndoshta e...

Incidenti me eksponentin e PD-së/ Këlliçi: Socialistët po tentojnë të përgjakin Dibrën

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reagur sot ndaj incidentin të ndodhur pak ditë më parë me eksponentin e PD-së në...

Qumështi me aflatoksinë?/ Reagon Industria e Qumështit dhe Shoqatat e Fermereve

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues, ka reaguar zyrtarisht, pas lajmit se në vendin tonë qarkullon në treg...

Lajme të tjera

Web TV