Aksidenti tragjik në Bullgari/ Flet çifti i aksidentuar: Dëgjuam njerëzit duke bërtitur, kishte shumë fëmijë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm familjarë e të afërm, por të gjithë shqiptarët mbajnë sot zi për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në Bullgari. 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, teksa të mbijetuarit japin dëshmi tronditëse të asaj se çfarë ndodhi. Lulëzimi nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës, ishin mes 7 fatlumëve që mundën të dilnin gjallë nga ‘ferri’ në të cilin u shndërrua autobusi me të cilin ata udhëtonin.

Nga shtrati i spitalit ku po merr mjekim për plagët e shkaktuara gjatë tentativës për t’u larguar nga autobusi, Medina tregon në një intervistë për ‘Alsat‘ se situata kishte qenë e tmerrshme. Ajo thotë se kishte qenë në gjumë, por e kishin zgjuar britmat e njerëzve dhe thirrjet e të fejuarit të saj. Mundi të shpëtojë pasi Lulëzimi theu xhamin e dritares.

“Isha në gjumë dhe vetëm kur i kam dëgjuar njerëzit duke bërtitur. I fejuari theu xhamin dhe më thirrte në emër. Nuk e di si kam dalë. Doli tym i zi, pati një shpërthim si bombë. Dëgjoja thirrjet e fëmijëve, ka patur shumë fëmijë”, thotë ajo.

Lulëzimi tregon se ishte ndër të vetmit pasagjerë që kishte qenë zgjuar në atë moment dhe se ka parë çdo gjë me sytë e tij. I traumatizuar ai thotë se e kishte parë autobusin tek shkonte drejt bankinave, por nuk kishte mundur të nxirrte zë. Lulëzimi tregon se mori çekiçin dhe theu xhamin e më pas ndihmoi të fejuarën dhe pasagjerë të tjerë që të dilnin jashtë, teksa tymi dhe zjarri ‘përpinin’ autobusin.

“I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autobusit edhe e kam parë kur shkonte në anën e djathtë autobusi drejt bankina, por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panik i madh. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm”, tregon ai.

Lexo edhe :  I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të Sofjes. Autobusi u përplas fillimisht me bankinat në anë të rrugës e më pas shpërtheu në flakë.

Shkaqet e aksidentit të rëndë nuk dihen ende, ndërsa sipas ekspertëve arsyet mund të jenë tre: monsfunksionim teknik, një problem shëndetësor që mund të ketë pësuar shoferi që ishte në timon ose përgjumja e tij.

Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV