Çuçi takim me donatorët: Buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Brendshme do të jetë 4% më i lartë, 80 % do të shkojë për Policinë e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim konsultativ me donatorët.

Në një konferencë të zhvilluar online, Çuçi theksoi se vëmendje të veçantë do t’i kushtohet pastrimit të parave, pasi krimi kibernetik përbën një kërcënim.

Ai gjithashtu theksoi se në 9 muaj janë sekuestruar mbi 18 milionë euro asete kriminale. Gjatë fjalës së tij ai bëri me dije se vizioni i qeverisë për një Shqipëri të sigurt është prioriteti kryesor.

“Ky takim është pjesë e dialogut të vazhdueshëm në kuadër të përpjekjeve në rrugën drejt integrimit në BE. Është një dialog që nuk ka munguar as gjatë pandemisë. Sot pas dy vitesh ne  kemi mundësi të diskutojmë nga afër, edhe pse me pjesëmarrje të kufizuar. Rëndësia e këtij takimi ka rëndësi për monitorimin e vlerësimit të progresit të të gjitha politikave. Pjesa më e madhe e reformave janë në përgjegjësinë e Ministrisë së Brendshme, por ka një sërë faktorësh me të cilët bashkëpunojmë. Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë të punëve të Jashtme, Financave dhe Ekonomisë, SPAK, BKH dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Kam besim  se një numër projektesh të tjera do t’i çojmë përpara. Dëshiroj të ndaj me ju disa nga arritje dhe vizionin e qeverisë për Shqipërinë e sigurt. Rezultate tregojnë se falë bashkëpunimit dhe partneriteti veçanërisht me BE dhe shtetet anëtare si edhe SHBA është bërë e mundur rritja e kapaciteteve në luftën kundër krimit. Sigurisht që kërcënimet e reja vazhdojnë të shfaqen. Komponentët kryesore në trajtimin e këtyre kërcënimeve janë investimet në teknologji. Në buxhetin e vitit 2022 këtë vit buxheti për Ministrinë e Brendshëm do të jetë 4% më i lartë dhe 80 % do të shkojë për Policisë e Shtetit. Programi ynë është shumë serioz. Gjithashtu me rëndësi është përmirësimi i kapaciteteve njerëzore, kemi besim se Akademia do të vazhdojë të mbështetet nga donatorët”, tha Çuçi.

Lexo edhe :  Rama tallet me Berishën/ Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si...

 

 

Çuçi gjithashtu theksoi se pjesë e programit është edhe riorganizimi i Departamentit të Policisë Kriminale me synimin për të kryer hetime më proaktive.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV