Hetimi i aktiviteteve anti-amerikane / “Hollywood 10”, lista e zezë me emrat e artistëve komunistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 nëntor të vitit 1947, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi hetimin e Aktiviteteve anti-amerikane dënon me 6 muaj deri në 1 vit burgim grupin e ashtuquajtur “Hollywood 10” , Lista e zezë me emrat e 10 regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, aktorëve, drejtorëve të filmave për qëndrim mospërfillës ndaj pyetjeve të Komisionit nëse ishin ose jo komunistë.

Ata kishin dalë përpara Komisionit të Aktiviteteve anti-amerikane në tetor 1947 dhe refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me përkatësinë e tyre të mundshme komuniste. Grupi fillimisht përfshinte edhe shkrimtarin gjerman Bertolt Brecht, por Brecht iku nga Amerika. Ndërsa ishte në burg, Edward Dmytryk, drejtor filmi, ndahet nga të dënuarit e tjerë dhe bie dakord për të bashkëpunuar me Komisioni, duke pranuar se ishte komunist dhe kallzoi emrat e 26 të tjerëve. Me përjashtim të Dmytryk, 9 pjestarët e listës së zezë u përjashtuan nga industria amerikane e filmit; megjithëse disa përdorën pseudonime, si për shembull Dalton Trumbo, i cili me emër të rremë fitoi edhe Çmimin Oskar për skenarin më të mirë për filmin “The Brave One “(1956). Lista e zezë e kuqe u shfuqizua nga fillimi i viteve 1960.

Të fundit

Çfarë përmban ushqimi që hani? Tabela periodike e ushqimeve ju tregon

Një projekt ndërkombëtar dëshiron të bëjë të njohura të gjitha përbërjet organike të pranishme në ushqimin që hamë. Për...

Kur ta pranoni dhimbjen tuaj, do të mësoni të kujdeseni për veten

Lotët shpesh përjetohen si armiq, diçka për t’u mbajtur ose fshehur, të shoqëruara me dhimbje. Megjithatë, janë shprehje e një emocioni, dhe është e...

13 maj 1917/ Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Zonjës së Fatimas, në Portugali

Mrekullia e Diellit e njohur gjithashtu si mrekullia e Fátimës, është një seri ngjarjesh që raportohet se kanë ndodhur mrekullisht më 13 tetor 1917,...

Origjina e Kamo’oalewa, ” pothuajse-hëna” e Tokës është zbuluar

Unë studioj një udhëtim të ri, në Kamo'oalewa, i cili filloi nga krateri hënor Giordano Bruno. Do të ishte konfirmim që asteroidi është një...

Greta Lena, dashuria për punën dhe shpirti i sakrificës..!

Nga Pandeli Bardhi  Bashkuar këto edhe me zëmrën bujare  “të lindur”, e bëjnë atë që shërbimi ndaj qytetarëve  dhe rezultatet  në punë, të flasin...

Lajme të tjera

Web TV