Meta kundërshton Ramën në Prishtinë: “Ballkani i Hapur rrymë serbo-centriste”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta zhvilloi dje një vizitë në Kosovë ku kundërshtoi nismën “Ballkani i Hapur”, që është mbështetur nga kryeministri Edi Rama. Konfliktet politike të Tiranës zyrtare zhvendosen edhe në Prishtinë.

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Prishtinë mbajti një takim bashkëbisedimi me pedagogë dhe studentë me temë “Shqiptarët, si faktor stabiliteti në Ballkan”. Pikërisht në kryeqytetin e Kosovës zgjodhi momentin për të kundërshtuar hapur nismën për “Ballkanin e Hapur” e cila mbështet nga tre vendet: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kreu i shtetit foli për një rrymë serbo-centriste që po gjallon në rajon përmes vorbullave artificiale, duke kritikuar Ballkanin e Hapur që sipas tij nuk është gjithëpërfshirës dhe rivalizon Procesin e Berlinit. Presidenti kërkoi një marrëdhënie më të vërtetë mes dy vendeve tona, që të shkojë përtej spektaklit të takimit mes dy qeverive, dhe ti japë zgjidhje çështjes së tarifave që duhet të paguajnë sipërmarrësit. “Një rrymë serbo-centriste po rreket të gjallojë në rajon, përmes provokimit të vorbullave artificiale, ku as Tirana apo Prishtina nuk mund ti lejojnë vetes të tregohen indiferente apo symbyllta. Himinizimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit nuk mund të bashkëjetojnë me aspiratat evropiane dhe euro-atlantike të vendeve tona”, tha Meta. Dukshëm në qëndrimet e tij ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama i cili është një nga iniciatorët kryesorë të “ballkanit të Hapur”, ku duhet të bënin pjesë të gjashtë shtetet, por deri më tani vetëm tre kanë nëshkruar marreveshjet. Jashtë “Ballkanit të Hapur”, ka mbetur Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja. Të trija shtetet kanë shprehur skepticizmin, duke ngritur shqetësimin se me këtë nismë fuqizohet roli i Serbisë në Ballkanin Perëndimor, sin ë aspëktin ekonomik, ashtu edhe atë politik e madje edhe ushtarak. Në këtë vazhdë presidenti Ilir Meta ka shprehur kundërshtinë e hapur, duke e bërë publike në Prishtinë. “Çdo tentativë për të na tërhequr drejt një të ardhmeje përmes halucinacioneve të së shkuarës, duhet të ndesh me një refuzim të prerë. Në kuadër të bashkëpunimit rajonal po konstatojmë oshilacione të padobishme si në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë ashtu edhe në raport me BE-në, e kam fjalën edhe për energjitë kaq të tepërta që po i përkushtohen Mini-Shengenit dhe Ballkanit të Hapur. Rezerva e parë është parimore për sa koha bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të ofrohet me gjuhë imponuese, politikës përjashtuese dhe faktit të kryer. Rezerva e dytë lidhet me përpjekjet për të rivalizuar Procesin e Berlinit, që është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me garancinë financiare të BE-së”, u shpreh presidenti.

Lexo edhe :  Rama në Athinë më 12 maj/ Çupi: Shqiptarët kontribut për zhvillimin ekonomik të Greqisë

Meta: Gjaku nuk pafet kurrë
Presdienti Ilir Meta ka kundërshtuar gjithashtu atë që ai e konsideron si “politika ndarjeje”, mes Kosvës dhe Shqipërisë. “Mesazhi i parë është që të çliroheni prej plogështisë dekurajuese dhe një të ardhme që ju largon nga vendi juaj. Kosova, gjaku që nuk falet kurrë. Meqënëse jemi në vigjilje të Pavarësisë, me këtë rast dua të theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit nga ne drejtuesit dhe elitat edukative për të inkurajuar të rinjtë për të qëndruar në vendet tona për të ndaluar shpopullimet e heshtura. Nuk duhet të pranojmë duarlidhur një fat që duan të na imponojnë të tjerët. Si ju në Kosovë edhe ne në Shqipëri dhe gjithë shqiptarët duhet të përpiqen që aty ku jetojnë të mbizotëroje sundimi i ligjit dhe vlerat evropiane. Me kënaqësi kam përcjellë zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat kanë qenë shembull i shkëlqyer i demokratizimit dhe vetëdijësimit të mbarë shoqërisë. Zgjedhjet në Kosovë u japin të gjithëve një mësim që kjo shoqëri është vigjilente, llogarikërkuese dhe e gjallë. Do të doja të ndalesha te rëndësia që kanë marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, pasi së shpejti zhvillohet takimi i 7-të mes qeverive. Si president dua të shoh një marrëdhënie më të afërt, më të vërtetë dhe të qëndrueshme. Nuk janë të ndërtuara kundër asnjë shteti tjetër. E ardhmja nuk mund të përshkojë rrugë tjetër përveç vëllazërimit të pandërmirë. Shija e spektaklit të takimeve zyrtare nuk mund ta zëvendësojë punën që duhet të vazhdojë çdo ditë në thellimin e këtyre marrëdhënieve. Rezulton që për të eksportuar në Shqipëri sipërmarrësi duhet të paguajë disa tarifa përfshirë tarifën e rrugës së Kombit, këto çështje nuk po gjejnë zgjidhje sepse kemi mbetur te shfaqja dhe aparenca. Ka një varg fantastik të Majakovskit: Ah sikur të bëhej edhe një mbledhje që tu jepte fund të gjitha mbledhjeve!”, tha Meta.

Të fundit

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Lajme të tjera

Web TV