Veliaj dhe komuniteti mysliman përurojnë xhaminë në Sauk: Rikonstruksioni i saj rrit vlerën e zonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi xhaminë në Sauk, e cila u rindërtua pas shkatërrimit nga tërmeti i nëntorit. Kryebashkiaku Veliaj tha se Xhamia e re është një stoli për Saukun dhe për gjithë Tiranën.

“Kemi një xhami që është një stoli e urbanistikës për institucionet e besimit dhe ndoshta do të ngrejë standardin se si do të duhet të duken për shekullin ku jetojmë edhe institucionet e besimit. Jam mirënjohës edhe për ata që kanë dhuruar tokën. Gjysma e tokës së xhamisë i është dhuruar Bashkisë dhe tani është një kënd lojërash për fëmijët, që fëmijët të jenë e ta trajtojnë institucionin e besimit si gjithashtu pjesë e rritjes së tyre dhe nëse prindërit janë duke kryer rite e tyre, fëmijët kanë një kopsht që është dhuruar me shumë bujari nga pronarët e tokës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se rikonstruksioni i kësaj xhamie i ka rritur vlerën zonës, ashtu si çdo investim tjetër në Tiranë. “Vetëm prania e kësaj xhamie, me këtë infrastrukturë moderne, me këtë shije e cilësi të punimeve i ka rritur vleren edhe gjithë shtëpive të tjera dhe nuk ka rëndësi nëse në ato shtëpi jetojnë apo jo besimtarë, por vetëm fakti që janë pranë diçkaje të bukur, të lëvdueshme, pranë diçkaje dinjitoze si kjo shtëpi e Zotit, edhe vlera e gjithë mëhallës është rritur”, vijoi më tej Veliaj.

Ai shtoi se këtë vit Tirana ka qenë një kantier i hapur ndërtimi, ku u hapën 14 shkolla të reja si dhe dy xhami të reja për besimtarët. “Kemi hapur 14 shkolla dhe kopshte në Tiranë. Një pjesë me të njëjtët donatorë që kanë kontribuar edhe për xhaminë. Vetëm në këtë stinë rindërtimi teksa mbushet ky dyvjeçar kemi hapur 14 shkolla, kjo xhami dhe xhamia në qendër të Tiranës”, përfundoi Veliaj.

Lexo edhe :  Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu tha: “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot po inaugurojmë një bukuroshe të qytetit të Tiranës, siç është xhamia e Saukut. Falenderojmë Zotin që na ndihmoi të ringremë këtë xhami, po në të njëjtin vend, por më të bukur, më komode në kushte dhe më të fortë në strukturë”.

Të fundit

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka...

Lajme të tjera

Web TV