Të ndarë për ‘Open Balkan’? Rama: Jemi si shqiponja, shikimin në kënde të ndryshme, por jemi në 1 trup! Një ditë do të bashkohemi në një ‘kokë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Jemi si 2 koka e shqiponjës, që shikojnë në kënde të ndryshme, por janë në një trup të vetëm dhe trupi i mban e nuk lejon që të kapet në befasi”. Kështu zgjodhi Kryeministri Rama t’i përgjigjej diferencave të thella me Albin Kurtin e Kosovës për projektin ‘Ballkani i Hapur’.

Për Kryeministrin mendimi i Shqipërisë lidhur me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret, as i panjohur. “Është i njëjti mendim që unë e kam shprehur që në krye të herës, edhe në mes të Beogradit, kështu që nuk ka ndryshuar. Në këtë pikë nuk ka asnjë dilemë”, përsëriti ai, duke nënvizuar se fakti që ka 2 qëndrime të ndryshme dhe të gjithë të mësohen me faktin që mund të mos mendojmë njësoj për të gjitha gjërat.

Në konfercën e përbashkët për shtyp pas mbledhjes së 2 qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama e tha hapur edhe një qëndrim të tijin për të ardhmen e 2 shteteve të një kombi.

“Një ditë Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen, nuk di se si dhe se kur por kjo do të ndodhë”, tha Rama.

Ndërkohë që Albin Kurti pranoi që në zbatimin e marrëveshjeve ndër vite mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur ngecje, por kjo nuk i dekurajon në punën e tyre të përbashkët. Sipas Kurtit ato do të punojnë edhe më tej për të zbatuar dhe realizuar në mënyrë konkrete marrëveshjet.

Në hyrje të konferencës për shtyp kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se do të krijohet një manual i ri i përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi sërish se në kufi do të krijohet një sistem alternativ me kamera në kufi, për kontrollin e makinave pa ndaluar.

Lexo edhe :  Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

“Më në fund,-tha ai, është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri doganor, në kufi duke pasur parasysh të mos krijohen radha për shkak të kontrolleve të dyfishta. Duam të krijomë sa më shumë hapësira të përbashkëta të shërbimeve konsullore. Të racinalizojmë shpenzimet”, tha ndër të tjera ai.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV