Varianti i ri i Covid/ Mjeku: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti i ri i COVID-19, Omicron që po trondit botën ka shkaktuar shqetësim të madh te të gjitha vendet, pasi po përhapet me shpejtësi. Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh se rreziku nga varianti i ri është që virusi të përhapet me shpejtësi dhe të mos ngelë askush pa u infektuar. Zgjidhja e vetme sipas tij është vaksina.

Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.

Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë” tha Genc Sulçebe.

Prof.Dr.Arben Pilaca, mjek infeksionist në Spitalin Hygeia theksoi se variante të tilla do të ketë herë pas here pasi jo e gjithë popullsia është e vaksinuar. “Shtamet e reja që do të dalin, unë mendoj se ky nuk është i fundit, do të ketë tjetër. Do të kemi surpriza të tilla mutacionesh. Tani doli i riu. Për aq kohë sa do të ketë popullsi pa imunizim, zero, do të jemi përpara kësaj situate. Bota ballafaqohet me surpriza herë pas here” tha ai.

Lexo edhe :  Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti varianti i ri është afro trefish më pak ngjitës se Delta. “Do ta shohim me qetësi. Do akoma më tepër kohë për t’u parë. Ky variant gjendet me PCR ndryshe nga të tjerët që donin sekuencim gjenetik. Është më e lehtë dhe më e shpejtë. Në Afrikën e Jugut kishim edhe një tjetër variant, Beta, nuk u transmetua aq shumë në Europë” tha ai.

Të fundit

Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura...

Kështu do të “ngordhim” të tërë!

Nga Mentor Kikia Një tjetër i moshuar në Korçë u gjet i vdekur në banesë. Kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Ishte vetëm, pasi...

Celularët në shkollë vetëm me “lejen” e prindit! Udhëzimi: Gjatë mësimit “kyçen” në kuti

Në prag të nisjes së vitit shkollor, Ministria e Arsimit nxori një udhëzim me masa konkrete për përdorimin e celularëve në shkolla. Synimi është që celulari...

“Kanë përmbajtje të lartë nikeli”, Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshka nga Shqipëria

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kanë bllokuar një sasi pjeshkësh që ishte nisur nga Shqipëria. Mësohet se rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për...

Cirk me motorrët në Sheshin “Skënderbej”!/ Policia Bashkiake në “gjumë”

Sheshi “Skënderbej”, zemra e Tiranës dhe hapësira më e madhe publike për këmbësorët, po shndërrohet çdo ditë në pistë për motorra. Përmes turmave të qytetarëve,...

Lajme të tjera

Web TV