Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Bino: Infeksionet ndërhyrëse janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për situatën epidemiologjike në vend.

Silva Bino u shpreh se vatrat e Covid janë menaxhuar nga autoritetet ndërsa apeloi që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Kemi pasur në disa shkolla por që janë menaxhuar siç duhet që të mos kemi ndërprerje të shkollave. Kemi një rritje të mbulesës vaksinale, por kemi rritje edhe në disa bashki, siç është ajo e Tiranës. Këto elementë janë të rëndësishëm, por natyrisht ne kërkojmë një ritëm më të lartë të vaksinimit. Në lidhje me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe tek personat e vaksinuar, vëmë re se infeksionet ndërhyrëse janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar. Kemi 10 herë më shumë infeksione nga Covid tek të pavaksinuarit. Aktualisht kemi të dhëna kombëtare që shkojnë pak a shumë si të gjitha të dhënat e vendeve të tjera. Ka filluar procesi i dozës shtesë tek personat e caktuar. Është me rëndësi që të vijojmë me rimte të mira , pa harruar vaksinimin e dozës përforcuese”, tha Bino.

Komiteti Teknik ka vendosur që doza e tretë përforcuese të bëhet për çdo qytetar të grupmoshës +18 vjeç, 6 muaj pasi ka bërë dozën e dytë.

 

 

“Përhapja e variantit të ri Omicron, duhet të na gjejë akoma më të mbrojtur, ndaj është thelbësore, vijimi i vaksinimit me dozë të parë për çdo qytetar nga mosha + 16 vjeç, si dhe për fëmijët +12 vjeç me sëmundje që cënojnë imunitetin”, bëhet me dije nga ekspertët.

Të fundit

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV