“Mendojnë se tymi i duhanit të mbron”/ Erjon Braçe kritikon deputetët dhe apelon: Vaksinat të bëhen me detyrim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka folur me tone të ashpra për moszbatimin e masave anti-Covid. Sipas tij, masat nuk zbatohen duke filluar nga Parlamenti dhe më pas në çdo cep të Shqipërisë.

Sipas Braçes, në asnjë vend nuk mbahet maska, madje duke sjellë shembullin e lokalit të Parlamentit, që sipas pihet edhe duhan.

Ajo që deputeti Braçe thotë është që vaksina të bëhen me detyrim.

“Sot bëra një kontroll në ëebsitet e qeverise për të kontrolluar masat e fundit që janë në fuqi për t’u zbatuar. Ka një kakofoni të akteve që ndodhen online, por ajo që është më e rëndë është që masat në këtë vend nuk zbatohen më. Duke filluar nga kjo sallë. Këtu jemi në parlament dhe sipas rregullave në fuqi këtu duhet të mbahen maskat. Këtu pashë kryeministrin dhe disa deputetë, nuk bëhen as 5 deputetë bashkë që mbajnë maskën. Po të dalësh edhe të shkosh në klubin e parlamentit, jo vetëm që nuk mbajnë maskë, por dikush mendon se tymi i duhanit që konsumohet atje të mbron nga koronavirusi. Kur nuk zbatohen masat këtu, mos kërkojë kush që të zbathen masat në çdo cep të Shqipërisë.

Kemi vendosur një rregull, vaksinimi. Ka deputetë që janë të pavaksinuar. Pak janë, por ka. I kërkoi njeri testin për të hyrë në kuvend? Natyrisht që jo.  Temperatura matet atje dhe asgjë tjetër.

Kemi masë për orën policore 23-6 të mëngjesit.  Nuk zbatohet. Zero dhe të penalizuarit e di kush janë? Të vaksinuarit. Kanë respektuar rregullat janë vaksinuar, janë imunizuar dhe kufizojnë lirinë e tyre për shkak se virusi po qarkullon tek të pavaksinuarit.

Grumbullimet nuk lejohen as me më shumë se 10 veta dhe as më shumë se 50. Kjo nuk zbatohet në asnjë ambient. Nuk zbatohet asgjëkundi, as në sheshin qendror të Tiranës, as në panair tani, nuk zbatohet as në stadiume.

Një gjë kam, vaksinim me detyrim. Do të mbash biznesin hapur, vaksino punonjësit. Do të punosh në restorant, prit vetëm ata që janë vaksinuar, duke nisur nga kjo sallë deri në çdo zyrë të shtetit dhe duke përfunduar tek të moshuarit, ata që po humbin jetën”, tha Braçe.

Lexo edhe :  Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

Të fundit

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV