Rama merr dozën e tretë të vaksinës dhe paralajmëron: Të pavaksinuarit mund të ndalohen të shkojnë në punë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ashtu sikundër hapi fushatën e vaksinimit, ka çelur sot siparin për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-covid.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur i pari thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë kështu dozën e tretë. Ai u paraqit në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku iu nënshtrua këtij procesi, ndersa shoqerohej nga ministrja Manastirliu.

“Prit. Hajde zgjidhe ti kë të duash. Këtë do bëj tani unë. Se meqë thonë se i ka me ujë.”, i tha Rama mes batutash nje gazetareje.

Ndërkohë, kryeministri paralajmëroi edhe njëherë sot vaksinimin e detyruar të popullsisë.

“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nënpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet.Ato që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe e gjithë familja i bie kokës me grushte.

Ne po ndjekim me shumë vëmendje diskutimet me komitetin përkatës dhe duke parë se çfarë po ndodh përreth dhe do të vijë momenti që në Shqipëri nuk do të lejohen të pavaksinuarit. Kjo nuk është me detyrim, por është ajo që po bën gjithë bota, ato që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjerët. Studentët do të vaksinohen pasi nuk do të lejohen që të futen në universitet. Unë po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit.”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë ka bërë sot thirrje që të marrin dozat e treta edhe moshat mbi 18 vjeç, 6 muaj pasi kanë marrë dozën e dytë.

Lexo edhe :  Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV