Sot do festonte 77-vjetorin, kryetari i LDK-së kujton Ibrahim Rugovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është ditëlindja e 77-të e ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Rugova ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare në vitin 2006.

Përmes një statusi në facebook, kryetari I LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kujtuar  ish-Presidentin.
Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë.
Ditëlindjet e tij të para ishin të vështira. I biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës së Qerim Rugovës, kishte babë e gjysh të vrarë e zhdukur nga shërbimet jugosllave. Por jeta e vështirë s’ishte arsye për ndalje; përkundrazi, ishte shtytje për një fat më të madh. Pasi përfundoj shkollimin fillor në Istog e atë të mesëm në Pejë, Rugova vijoj studimet në Prishtinë. Pas diplomimit mori titullin e Këshilltarit Shkencor në Institutin Albanogjik të Prishtinës. Në fundin e viteve të 70-ta, ai shkoi në Paris. Atje, nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ndoqi studimet mbi letërsinë në “École Pratique des Hautes Études”. Në vitin 1984, doktoroi në Prishtinë në tezën me temë “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare: 1504-1983”.
Rugova para se të ishte prijës shpirtëror e prijës politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. Refuzimi estetik i tij ndaj diktaturës, totalitarizmit e shtypjes së kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi u ndërpre nga një thirrje e kohës për t’i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë. Në vitin 1988 Rugova u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 23 dhjetor 1989 ai krijoi dhe u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lëvizjes popullore për liri, pavarësi e demokraci.
Pjesa tjetër është histori e lavdishme.
Rruga që Ibrahim Rugova nisi e trasoj, trashëgimia politike që la pas, mbesin dritë prijëse për secilin prej nesh në LDK. Këto vlera themeltare për organzimin tonë politik do t’i kultivojmë, ruajmë e promovojmë me plot përkushtim.
Sot, me bashkëpunëtorë vizituam familjen e Presidentit Rugova, zonjën Fana e trashëgimtarët e familjes. Shënuam 2 dhjetorin e tij sepse Presidenti ka vetëm ditëlindje.
+8

Të fundit

‘Më thanë ik vetë se do të marrë Trump zvarrë’, Rama: Këneta u ka marrë trurin peng

Kryeministri Edi Rama u pyet nga komentuesit për marrëdhënien me Amerikiën dhe Soros. Kreu i qeverisë u kujtoi ndjekësve...

Ndodh shkëmbimi! Lirohen 600 të burgosur palestinezë

Hamasi ka dorëzuar ato që thotë se janë trupat e katër pengjeve izraelite nga Gaza, në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë. Izraeli po teston...

Ka disa ushqime që të zgjasin jetën, ja kush janë ato sipas ekspertëve

Ushqyerja luan një rol vendimtar në jetëgjatësinë dhe disa ushqime zgjidhen posaçërisht nga ekspertët e jetëgjatësisë për të mbështetur shëndetin dhe mirëqenien tonë. Nuk ka...

Gjesti hidhet nga muri dhe del nga ”Big Brother Albania Vip 4”

Një situatë e çuditshme ka ndodhur në ”Big Brother Albania Vip 4”. Gjesti është hedhur nga muri dhe ka dalë jashtë shtëpisë. Rrjeti po...

Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Metës dhe Kryemadhit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar pak ditë më parë në Gjykatën e Lartë kërkesën për të hequr masën e sigurisë...

Lajme të tjera

Web TV