Ukraina përgatitet për luftë me Rusinë/ Presidenti del në terren dhe inkurajon ushtarët: Kam besim se do t’i mundim (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se forcat e armatosura të Ukrainës janë në gjendje që të përballojnë çdo sulm të mundshëm nga Rusia. Gjatë një vizite në frontin e luftës, në Donjeck, në ditën kombëtare të ushtrisë, presidenti pa nga afër moralin e ushtarëve të tij, që përballen çdo ditë me separatistët e mbështetur nga Moska.

“Sot do të doja të uroja secilin nga ju shëndet dhe jetë të gjatë. Është shumë e rëndësishme sepse duam t’u themi nipërve e mbesave tona histori të mrekullueshme për heroizmat tuaja teksa mbronit vendin. Me njerëz si ju, kam besim se do t’i mundim të gjithë, me siguri”, tha Zelenskiy.

Deri tani, që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, Kievi thotë se kanë humbur jetën 14 mijë persona nga luftimet. Armëpushimi i brishtë i firmosur në vitin 2020 nuk respektohet gjithmonë dhe herë pas here ka shkëmbime zjarri.

Por së fundmi frika është shtuar për një pushtim të plotë të Ukrainës nga ana e Rusisë, pasi vetë Kievi, por edhe disa agjenci informative amerikane kanë paralajmëruar për këtë. NATO dhe SHBA i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që pasojat e një veprimi të tillë do të jenë të rënda.

Ukraina akuzon Rusinë se ka rreshtuar dhjetëra mijëra trupa në kufi, ndërsa Rusia thotë se ky është thjesht një alarm i fryrë nga ana e Perëndimit. Putin madje paralajmëroi NATO-n të mos shkelë vijat e kuqe dhe të mos zgjerohet në lindje.

Për konfliktin në Ukrainë dhe tensionet e fundit, është rënë dakord që të martën të organizohet edhe një samit virtual mes Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Të fundit

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet...

Lajme të tjera

Web TV