Balla pritet në DASH nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore, McDowell: SHBA mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë u pritën në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore, Martin McDowell.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Departamentit të Shtetit mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Balla gjatë takimit e falenderoi z. McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike me vendet e anëtare të BE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndëqeveritare mes BE dhe Shqipërisë sa më parë.

“Falë mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA dhe BE, Shqipëria ka miratuar dhe po zbaton një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë, e cila po garanton çdo ditë e më shumë një sistem drejtësie efikas në shërbim të barazisë para ligjit, në krijimin e klimës dhe garancive për investimet e huaja dhe ndërshkimit të korrupsionit dhe eliminimin e pandërshkueshmërisë”, thekson Balla.

 

 

Postimi i plotë:

Washington?Në U.S. Department of State u mirëpritëm nga Drejtori i Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore Martin McDowell. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Departamentit të Shtetit mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike me vendet e anëtare të BE për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndëqeveritare BE-AL sa më parë.

Falë mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA dhe BE, Shqipëria ka miratuar dhe po zbaton një reformë të thellë të sistemit të drejtësisë, e cila po garanton çdo ditë e më shumë një sistem drejtësie efikas në shërbim të barazisë para ligjit, në krijimin e klimës dhe garancive për investimet e huaja dhe ndërshkimit të korrupsionit dhe eliminimin e pandërshkueshmërisë. Sikurse është bërë publike, Presidenti Biden e ka shpallur luftën kundër korrupsionit si një çështje themelore të interesave të sigurisë kombëtare.

Lexo edhe :  Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

Administrata Biden-Harris shpalli pak ditë më parë, të parën Strategji të SHBA në Luftën kundër Korrupsionit #UnitedStatesStrategyonCounteringCorruption, e cila përfshin marrjen e masave shtesë dhe të menjëhershme për të reduktuar aftësinë e aktorëve të korruptuar të përdorin sistemet financiare të SHBA dhe ato ndërkombëtare, të fshehin asetet dhe pastrojnë të ardhurat nga aktet korruptive.

Shqipëria ka dëshmuar gjithmonë, si një partner i besueshëm dhe anëtar i NATO-s, të jetë përkrah SHBA dhe kjo u rikonfirmua edhe një herë në rastin e mikpritjes dhe strehimit në Shqipëri të afganëve përgjatë këtij viti, jeta e të cilëve rrezikohej nga rikthimi i regjimit të talebanëve.

Të fundit

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

“Thikë pas shpine”, analiza si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Ka dëshmi se Serbia, përmes vendeve të treta, po i dërgon armë dhe municione Ukrainës. Shërbimi sekret rus tani ka ngritur akuza të rënda...

Lajme të tjera

Web TV