Ti je komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

Nga po e lexon shkrimin? Në gazetë? Në smartphone-in e shtrenjtë që mban në duar, apo para një kompjuteri që botën e informacionit ta jap para vetes, por nuk dihet nëse di ta marrësh. Kudo që të jesh, mos u trishto, në fund të gjithë mund të dalim komunistë, edhe pse kujtojmë se jemi liberal-demokratë, apo pak anarshistë.

Ti je komunist

Sa herë ke shkuar në zyrat e shtetit për një shërbim që të takon, por kur nuk e merr nuk ngre zë, sepse ke frikë pushtetin?! Në fakt ti je komunist pa e ditur, që të drejtën tënde nuk e barazon kurrë me protestë, por me lutjen: “vëre dorën në zemër” dhe jo me bindjen: “më jep të drejtën time”. I druhesh pushtetit, edhe kur të shkel fort sjell në mendje fjalën e “urtë” të ngulitur me kohë: me zjarrin; me ujin dhe me shtetin mos e kruaj. Fqinjin tënd nuk e quan më “kulak”, por “ai i partisë tjetër”, duke linçuar jo njeriun dhe sjelljen e tij, por bindjen politike që ai ka, qoftë edhe në gabimin e vet. Nëse je i dhënë pas shfaqjeve dhe me besëplotë për propagandën që të shfaqet, pa vënë në peshë premtimin dhe realizimin, ti në fakt je komunist, pasi sikurse u ke besuar parrullave “plani 5-vjeçar begatinë do na sjellë”, ashtu u beson pa u zhgënjyer edhe premtimeve qeveritare në 31 vite.  Edhe në përditshmëri mendon se jeton në demokraci, por vepron si në komunizëm kur teksa kalon i parfumosur e hedh pa teklif mbetjen në tokë, duke menduar: “le ta pastrojë shteti”. Kur një rrugë në fshat mbushet nga një karrocë dheu, as ti e as fqinji nuk dilni ta pastroni, me mendimin “le ta bëjë shteti”, duke pranuar të përmbytesh edhe në mentalitetin komunist.

Ti je komunist

Nëse je zyrtar, i lartë, i mesëm apo i ulët, që kur shkon në zyrë matjen e punës e ke me orarin dhe jo produktin, je as më shumë dhe as më pak sesa një burokrat i rëndomtë që mëtonte në kohën e para viteve 1990. Mbyll atë derë zyre pa menduar për produktin që ke lënë, por i vetëkanaqur me liket dhe postimet e hedhura në rrjetet sociale për aktivitetin e eprorëve të tu, që ta kanë ngushtuar mendjen si rrjetat e merimangës. Mund të dish tre gjuhë të huaja, por nuk njeh “gjuhën e hallexhiut” dhe mbi të gjithë nuk ke asnjë lidhje me “gjuhën e qytetarit”. Dija jote shumëzohet me zero, paçka se në bordero rezulton funksionar dhe në hierarkinë shoqërore shkon në restorantet ku serviret haviar, sërish je komunist në mendësi. Mund ta quash veten liberal, por sjellja është prej komunisti. Nuk e kupton, vështira të kuptosh, pasi më shumë merresh me thashetheme korridoreve për kolegët sesa me punën që të takon. Nuk nis letra “poshtë derës”, por përdor telefonin për të spiunuar kolegun dhe pëshpëritur në kafene tha kështu e bëri ashtu. Në fakt ti je komunist. Nuk ka rëndësi nëse figuron diku si anëtar ose jo i një partie, por sa herë kërkon që të drejtohesh nga një lider i fortë, të cilin e quan udhëheqës, nuk ke asnjë të përbashkët me liberal-demokratin, as me atë social demokratit modern. Mos u fyej… Të ka ndodhur ndonjëherë që pushtetarin gjakatar, që me sistemin që ngriti, vrau, burgosi dhe mbajti të izoluar gjithë vendin ta kesh quajtur njeri të madh? Në fakt ti je komunist, paçka se mund të mbash teserën blu, të kuqe apo rozë. Kthehu pas në kohë kur bën hesape që ajo kohë (komunizmi), kishte të këqijat e veta, por kishte edhe të mira. Ti në thelb je paksa komunist, por pa e kuptuar, ose në ndërgjegjën tënde “ke miqësi me komunistët”… Mes dy lajmeve që të shfaqen, preferon të lexosh çfarë i tha Enveri Mehmetit, e si turturoheshin antikomunistët, sesa të shohësh lajmin tjetër që u rrit çmimi i bukës, i karburanteve, apo taksat. Mos u dëshpëro. Ndoshta u fyeve dyfish që po linçohesh si komunist. Mbase je edhe dhjetorist i 90-ës, po sot çfarë kërkon? Dëshiron një lider të fortë me parimin “ai është udhëheqës”, (term komunist) që gjuha shqipe e ka më të butë në kuptimin (heqës udhe, ai që prin). Heqësi i udhës ku ti mbetesh gjithnjë në ndjekje, ka qenë do dekada anëtar i Partisë së Punës dhe ti e ndjek nga pas, pa e kuptuar se ai i bindjeve komuniste nuk mund të bëhet liberal me një të grisur të teserës së komunistit. Nuk dëshiron një politikan normal që vjen si qytetar i thjesht, por një drejtues të fortë që kontrollon gjithçka. Nuk e do një ministër që të ngjishet pas teje në autobusin e tejmbushur dhe nën sqetull të mbajë mbështjellë drekën e përditshme, por ndal hapin dhe shpreh zili e përkrahje bashkë kur i pushtetshmi kalon me eskortën e zgjatur që mbahet me taksat tua. Jemi një shoqëri që nuk ndahemi nga e shkuara, ndonëse e dimë se ajo mbetet e errët, e trishtueshme. Nuk duam, jo se nuk dimë, ose keq e më keq, jemi të gjithë paksa me mendësi komuniste.

Lexo edhe :  Nuk mund të pritet 60% pjesëmarrje, kur vetëm 52% e zgjedhësve banojnë këtu…

Ti je komunist

Pronarët i quan “ish-pronarë”. Në vitin 1991, edhe pse bërtisje për demokraci, liri dhe të drejta, sërish ia more pronën tjetrit. Ti je komunist i vogël, por ai që ta dha me ligj, shumë më i madh. Të pëlqen të mbushësh sheshin kur ka miting politik, por nuk bëheni as dhjetë veta për të protestuar kur të rriten çmimet, taksat apo zihet hapësira publike. Ti je komunist. Të pëlqen shfaqja, i beson propagandës ndonëse zhgënjehesh e zhgënjehesh e përsëri beson sepse të pëlqen që të luajnë me ty. Ti je komunist.

Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të fundit

Alimehmeti dhe Tabaku të preferuarit e demokratëve në Njësinë 10, nga PS kryesojnë…

Në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë preferuar...

Pas Vorës, Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi!

Në Bashkinë Rrogozhinës janë numëruar 56 kuti nga 56 që janë në total. Partia Socialiste fiton duke siguruar mbi 4864 vota pse 52.89 %. Pas PS, renditet Koalicioni Partia...

Kujdes nëse udhëtoni në këto data, Aeroporti i Rinasit bën njoftimin e rëndësishëm

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak...

Belind Këlliçi pranon humbjen/ Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai...

3 Fjalitë tipike të thëna nga njerëzit e trishtuar

Trishtimi nuk shprehet gjithmonë me lot…por mund të nxitet edhe përmer fjalëve dhe shprehjeve të formuluara nga njerëzit që janë duke përjetuar një moment...

Lajme të tjera

Web TV