“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” .
Kështu është shprehur në polici 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi) u arrestuan një ditë më parë për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit.
Bëhet me dije nga mediat se i riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje. Ai pretendon se djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.
Kujtojmë se biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras pak ditë më parë. Autori i ka zënë prit 55-vjeçarit teksa ky i fundit ishte duke lëvizur me automjetin e tij.