“PD me kryetar të ri”/Berisha: Cilido që mund të konkurojë i mirëpritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në konferencë për mediat, se kryetarin e ri të PD, do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, ndërsa nuk përjashtoi kandidimin e tij në garë.

“Kryetarin e ri do ta zgjedhin anëtarët e PD, mes disa kandidaturave. Pa diskutim, do të jem pjesë e garës. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është rikthimi im, jo si kryetar, por në rrugë e sipër.” u shpreh Berisha.

“Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD, por të jemi realist, nëse rikthehem pak këto dy muajt e fundit, ju keni parë edhe në polle po edhe në salla, lakminë e madhe, dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të konkurrojë është i mirëpritur, por ata qindra mijëra njerëz që presin.

Ishin mbi 530 mijë shqiptarë që e mbështesin, por me vendimin e ish kryetarit, zbritëm në nshifrat më katastrofale.  Ky rikthim është një thirrje e brendshme e shqiptarëve. Rikthimet kanë qenë suksese të garantuara.” tha Berisha, ndërsa pohoi se së shpejti do të kthehet edhe në parlament.

 

“Kam munguar në parlament këto dy muaj sepse kam qenë i përqënduar në Foltore. Pres me padurim të kthehem” – tha Berisha,

 

Po çfarë ndodh nëse, gjykata nuk do e miratojë statutin e ri të partisë?

“Pluralizmin, revolucionet nuk dënohen. Revolucioni nuk ka, nuk ka gjykatës në botë të ndëshkojë pluralizmin.”- u shpreh Berisha.

Të fundit

Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos bini pre e agjentëve të rremë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke paralajmëruar qytetarët shqiptarë të...

Sot seanca për dosjen “Partizani”/ GJKKO shqyrton kalimin ose jo për gjykim të çështjes

Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për dosjen “Partizani”. Po sot do...

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ku u përfshi një 21-vjeçar shqiptar ka ndodhur pasditen e të dielës në Polikarpi të Almopisë, në Pella. Sipas aridaia365.gr ,...

5 Maji – Dita e Dëshmorëve, gjaku që u kthye në devizë politike e përfitime ekonomike

Nga Leonard Veizi Jemi në 5 maj. 5 Maji në Shqipëri është një dita e shënuar. Sepse pëkërisht në këtë ditë nderohen dëshmorët e atdheut –...

Belind Këlliçi paralajmëron publikisht zyrtarin socialist: Ndal presionet në Zall Herr

Belind Këlliçi ka bërë një paralajmërim të fortë për administratorin e Njësisë Administrative Zall Herr, zyrtarin Arben Maloku. Përmes një postimi në “Facebook”, Këlliçi i...

Lajme të tjera

Web TV