Xhaçka takim me homologë të rajonit: Ballkani i Hapur, nismë gjithëpërfshirëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, organizuar në Londër me ftesë të Sekretares britanike për Punët e Jashtme, Elizabeth Truss, me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të lartë të BE, SHBA e Britanisë së Madhe, Lajcak, Eskobar dhe Sir Peach.

Ministrja Xhaçka u shpreh se mbështetja e aleatëve të BP vjen si një sinjal mbështetjeje të vazhduar për rajonin dhe si një garanci që rajoni do të vazhdojë të avancojë në rrugën e integrimit Euro-Atlantik.

“Lajmi i mirë nga të gjithë takimet sot me Mbretërinë e Bashkuar, por edhe me SHBA dhe BE, është vendosmëria e tyre për të hapur një kapitull të ri të angazhimit ekonomik me rajonin tonë, duke e parë gjithnjë e më shumë atë si një hapësirë të vetme ekonomike dhe zhvillimore. Një hapësirë gjithëpërfshirëse, siç është ajo që parashikon nisma Ballkani i Hapur, që gëzon mbështetje ndërkombëtare dhe që në gjykimin tonë duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Që do të thotë që ne duam që pjesë e saj të bëhen edhe Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Kjo nuk do të thotë se ne mund t’i detyrojmë fqinjët tanë të bashkohen kundër vullnetit të tyre në atë që në këtë fazë është e qartë se është ende në progres. Por kjo do të thotë se ne do të punojmë pa u lodhur për të shpjeguar nismën dhe që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj hapësire të vetme, duke u përgatitur kështu për integrim në BE”, tha Ministrja pas takimeve në kryeqytetin britanik.

Takimi i kryediplomatëve të rajonit në Londër, vjen një ditë pas takimit të Ministrave të Jashtëm të G7, i cili u mbajt në Liverpul.

Lexo edhe :  Mira Murati sfidon me pagat, ofron deri në 500 mijë dollarë për talentet e teknologjisë

 

 

 

Të fundit

E zbuloi Xabi Alonso, Real Madridit i vjen oferta 40 mln euro për talentin

Gonzalo Garcia është padyshim zbulimi kryesor i Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi spanjoll i panjohur deri para se...

Djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, raporti: Rrezik kancerogjen për banorët

Të martën paradite, pasi kodra e mbetjeve në Elbasan ishte gdhirë e përpirë nga flakët, në qytet mbërriti një grup ekspertësh për të matur...

Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

Fototeka Kombëtare “Marubi” ka marrë një nga vlerësimet më të larta ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkivi i negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro...

Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me "Los Blancos" menjëherë sapo të mbarojë...

Edi Rama, njeriu që lindi politikan dhe u bë kryeministër. Si do të flasë historia?

Sot, më 4 korrik 2025, Kryeministri Edi Rama feston 61-vjetorin e lindjes. Ai ka mbajtur poste kyçe në jetën publike të vendit për më...

Lajme të tjera

Web TV