Kryeministri Edi Rama ka ftuar në një darkë miqësore me ambasadorët e akredituar në vendin tonë.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur Elbasanin që të darkojë me diplomatët në një darkë në kuadër të festave të fundvitit.
Ndërkohë, përgjatë aksit të rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan-Labinot Fushë që nga ora 18:00 ka pasur praninë të shumtë të forcave policore.