Krahasoi gratë me lopët/ Kompania kërkon falje për reklamën e qumështit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prodhuesi kryesor i qumështit në Korenë e Jugut, Seoul Dairy Cooperative ka kërkuar falje publike pasi publikoi një reklamë që përshkruan gratë si lopë. U detyrua të hiqte klipin nga interneti dhe të kërkonte falje.

Videoja kontroverse, e cila që atëherë është shpërndarë nga publiku, është bërë për të promovuar markën kryesore të kompanisë, Seoul Milk. Ajo tregon një burrë duke ecur nëpër pyll me një aparat fotografik të madh. Ai arrin në një livadh ku filmon një grup grash të bukura me rroba të bardha duke bërë joga në barin e harlisur dhe duke pirë ujë nga një burim. Por kameramani shkel aksidentalisht një degëz dhe me zhurmën e kërcitjes, të gjitha zonjat kthehen papritur në lopë.

Klipi mbyllet me sloganin: “Ujë i pastër, ushqim organik, qumësht Seuli 100% i pastër. Qumësht organik nga një fermë organike në natyrën e këndshme të Cheongyang. ”

Shikuesit e Koresë së Jugut ishin të indinjuar nga kjo reklamë. “Nuk do ta pi më kurrë qumështin e Seulit”, ishin komentet në instagram.

Të fundit

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

E vërteta është se s’ka nevojë për psikolog – mjafton të shohim çfarë porosit dikush në takimin e parë,...

‘Pakoja ka mbërritur në magazinë…’/ Kujdes, mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

Mesazhet mashtruese online janë bërë një kërcënim real për të dhënat tuaja nëse zbatoni udhëzimet të cilat janë të afishuara. Së fundmi, një mesazh...

Berisha, drejton akoma nga ballkoni

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Sali Berisha të mos dilte në mexhilis, të jepteintervista dhe drejtonte fizikisht  fushatën  elektorale , do të thosha se ai, e...

“Nevojë për thellimin e reformave”/ Parlamenti Evropian miraton raportin për vendin tonë

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësimin në BE, së bashku me përputhjen e plotë me...

Do të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe kontrolluar bisedat, duke shmangur...

Lajme të tjera

Web TV