Mazhoranca i bën dalje Lefter Kokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i qeverisë Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një komenti në rrjetin social “Facebook” për arrestimin e ish ministrit të tij Lefter Koka për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Rama ka hequr gjithë përgjegjësinë e qeverisë duke ia lanë përgjegjësinë Lefter Kokës

 

Arrestimi i ish- ministrit Lefter Koka është komentuar dje Kryeministri Edi Rama. Dje i pari që reagoi nga qeveria ishte zv. Kreyeministri Arben Ametaj dhe pas ti ka reaguar shefi i qeverisë Edi Rama. Ky i fundit i është përgjigjur në rrjetet sociale akuzave të kreut demokrat Lulzim Basha në lidhje me inceneratorët pas arrestimit të Kokës. I pyetur nga një ndjekës në lidhje me akuzat që lëshoi kreu demokrat në drejtim të Ramës dhe Ahmetajt, kryeministri përsëriti atë që zv. kryeministri tha pas mbledhjes së qeverisë se kjo është një çështje individuale e ish- ministrit. Sipas tij kushdo që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë, duhet të ballafaqohet vetë me drejtësinë bashkë me avokatin e tij, sepse Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt. “Halle, halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan, thotë populli”, kështu e ka nisur reagimin e tij në rrjetet sociale Edi Rama. Ai shkruan se me ngritjen e inceneratorëve i është hapur dera pastërtisë së tre qyteteve se dhe ka konfiermuar drejtësinë si pasojë e reformës së drejtësisë. “Por që t’i përgjigjem thelbit të komentit tënd, edhe impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve, që i kanë hapur rrugën e shpëtimit afatgjatë nga ndotja e rëndë e plehrave zonës së Elbasanit, Tiranës e Fierit gjithashtu, edhe Reforma në Drejtësi po se po, janë vepra të shumicës sonë qeverisëse për të cilat unë jam e do të jem gjithnjë krenar, kështu që euforia baltosëse e atyre që bëjnë politikë me akuza e me moton shpif e shpif se diçka do të mbetet, për arsye të ndalimit dje nga SPAKU të ish-ministrit të Mjedisit, nuk më bën asnjë përshtypje, sepse nga njëra anë investimi në Elbasan është aty, në sytë e të gjithëve e në bazë të kontratës tanimë ai është pronë publike e bashkisë së Elbasanit që do të shërbejë për të vazhduar mbrojtjen e zonës nga ndotja, ndërsa nga ana tjetër çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike, as çështje partiake, as çështje kolektive, po çështje individuale”, ka shkruar Kryeministri. Shefi i qeverisë ka kukjtuar edhe një herë se për çdo të korruptuar që vjen nga qeveria dhe nga pushteti vendor nuk do të ketë përgjegjësi politike, përveçse përgjegjësi individuale të atij që merr pjesë në korrupsion. “Ne nuk e kemi udhëhequr dhe nuk e mbështesim pa kushte Reformën në Drejtësi, si palë politike po si forcë udhëheqëse politike e morale e shqiptarëve pa dallim, kështu që për mua e për Partinë Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e ditës së parë në detyrë: Cilidoqoftë, pa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë! Dhe cilindo qoftë ndër ne, që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë, duhet të ballafaqohet me drejtësinë bashkë me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt prej nesh dhe deri në vendimin përfundimtar gjyqësor, askush ndër ne që ka punë me drejtësinë nuk mund të jetë pjesë e familjes sonë politike. Kaq. Kjo është Partia Socialiste. Ky jam unë miku im. Të përshëndes”, shkruan Rama.

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV