Keechant Sewell do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë departamentin më të madh të policisë në Nju-Jork, raporton CNN. Kryebashkiaku Eric Adams tha se Sewell ishte dëshmuar si luftëtare e krimit dhe ju ofron sigurinë që meritojnë njujorkezëve.
“Keechant Sewell është një luftëtare e provuar ndaj krimit me eksperiencë dhe inteligjencë emocionale për të ofruar si sigurinë që kanë nevojë njujorkezët dhe drejtësinë që ata meritojnë”, tha Adams.
Adams premtoi forcimin dhe reformimin e departamentit të policisë mes shqetësimeve për një rritje të krimit të dhunshëm kohët e fundit. Sewell do të marrë përsipër një departament që po përpiqet të zvogëlojë një rritje befasuese të dhunës, përdorimit të armëve dhe vrasjeve që nga pranvera 2020.