Shpallja “non grata”/ Ambasada amerikane ‘nuk i lëshon pe’ Berishës: Vendimi nuk kthehet mbrapsht!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Amerikane në Tiranë i jep sot një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Teksa ish-kryeministri Berisha kërkoi në Kuvendin e PD të 11 dhjetorit që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, ambasada e SHBA nxjerr sot tabelën me numrin e të shpallurve “non grata”, duke u shprehur se për asnjërin prej tyre nuk është kthyer mbrapsht vendimi.

Teksa thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, ambasada amerikane shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.

Ambasa

Kujtojmë se dje, duke iu përgjigjur zëdhënësit të DASH, Berisha tha se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë, pasi sipas tij, është formë e pastër e bullizmit diplomatik.Duke iu referuar deklaratave të Yuri Kim për “barin”, Berisha tha se ambasadorja kërcënoi anëtarët e PD me shprehjen e Enver Hoxhës, duke e konsideruar një ofendim kolektiv që meriton ndjesë publike.

Të fundit

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

KQZ thirrje partive politike të nxisin komisionerët të përfundojnë numërimin e votave

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të nxisin numëruesit dhe komisionerët...

PD ankimoi vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor merr nesër vendimin për votat e Greqisë

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e nesërme një venim në lidhje me akimimin e Partisë Demokratike, sa i përket vendimit të KAS për...

Fitorja e Ramës/ Veliaj reagon nga qelia: Jam pa fjalë, krejtësisht pa fjalë!

Erion Veliaj ka reaguar nga burgu, për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Miqtë e mi, Nuk di nga t’ia nis....

Lajme të tjera

Web TV