Kuvendi/ Basha i prerë me Berishën: Nuk do lejohen më në PD njerëz që kanë lidhje me regjimin e Enver Hoxhës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin Kombëtar deklaroi se nuk do të lejohen më në parti njerëz që kanë lidhje me regjimin e Enver Hoxhës dhe me botën e krimit.

Kryedemokrati theksoi disa herë se “Si do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër”, duke shtuar se nuk do të lejohen njerëzit që cenojnë orientimin Perëndimor të vendit.

Sot jemi mbledhur në emër të të vërtetës sepse është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. Zgjedhim të ardhmen nuk është një slogan, është një qëndrim politik ku ftohen përfaqësuesit e zgjedhur legjitim. Përpara se të zgjedhim dhe të vendosim, dua t’u them të gjithë demokratëve, dhe në emër të tyre shqiptarëve, se thelbi i asaj që do zgjedhim sot do jetë përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. Ne jemi PD e Shqipërisë, 31 vite me sukseset dhe dështimet tona, në qeveri dhe opozitë. Jemi ne që kemi përcaktuar shkëputjen nga diktatura dhe kemi çarë rrugën e re drejt vlerave të Perëndimit.

Ndaj si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër. Që ne të kthejmë besimin te PD, duhet të guxojmë. Ky është një akt i madh, i guximshëm, pasi duhet ta provojmë sot se cfarë do Shqipëria. Do jemi partia më e pastër në përbërje të saj, duke mos lejuar në radhët tona njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Nuk do lejojmë njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme, diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Nuk do të gjej asnjë personash që ka lidhje me atë regjim në parti. Nuk do të lejojmë një strukturat drejtuese njerëz të inkriminuar, në çfarëdo veprimtarie që janë bërë objekt i veprave penale.

Kjo jo vetëm për ata që do bëhen të zgjedhurit e popullit, por edhe të zgjedhurit e PD-së. Nuk do lejojmë njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë. PD duhet dhe do të jetë garancia e shqiptarëve që do të jetojnë në një vend me sytë, mendjen dhe trupin në Perëndim. Nuk mund të lejojmë njerëz me prirje anti-demokratike, që cenojnë lirinë e votës, institucionet e partisë. Nuk do lejojmë në PD elementë nga bota e errët e lidhjes së politikës me biznesit, krimit me politikën dhe aq më keq të lidhjeve të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare që përpiqen të sfidojnë demokracinë në emër të sovranizmit”, tha Basha.

Të fundit

1 mijë tifozë kuqezi “pushtojnë” Rigan, blindohet Letonia para ndeshjes me Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte në mbrëmje me Letoninë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së...

Një 15-vjeçare shqiptare dyshohet në mesin e viktimave në Austri

Një 15-vjeçare nga Vitia, është një nga viktimat e masakrës së ndodhur në një shkollë në Graz të Austrisë, ku një person qëlloi me...

“Barcelona më ka prerë në besë!” Ylli gjerman i del kundër klubit

Marc-Andre Ter Stegen është i zhgënjyer nga sjellja e drejtuesve të Barcelonës në javët e fundit. Sipas portierit, ata duan ta largojnë, edhe pse...

Përpjekja e fundit me dorën mbi zemër… vrapo Martin

Nga Leonard Veizi Martini më tronditi sërish. Djali që prej muajsh qëndronte në mendjen time si emër dhe imazh, dhe jetonte në zemër si një avatar...

Dosja sekrete! Kina kërkon t’i rrëmbejë tokat Rusisë?

Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping deklarojnë rregullisht se miqësia midis Rusisë dhe Kinës është e palëkundur dhe se bashkëpunimi strategjik...

Lajme të tjera

Web TV