Surpriza e madhe/ Ja kush pritet të hyjë në Big Brother më 1 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E dimë tashmë se në janar “Big Brother VIP Albania” do të jetë ‘live’ në ekranet tona për një mbrëmje spektakolare plot me surpriza per publikun që e ndjek nga jashtë, por edhe për banorët e shtëpisë.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim çdo të martë dhe të enjte, produksioni ka vendosur që ditën e parë të vitit të ri ta nisim pikërisht me “Big Brother”.

Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyje një personazh i ri, i cili do të jetë surprizë për banorët dhe publikun.

Ky personazh i ri është ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Lorik Cana do të jetë i ftuari special i kësaj nate, megjithatë nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë, nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të “BBV” si banorët e tjerë të shtëpisë.

Kujtojmë se Loriku ka pasur lidhje të ngushta me një nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj nate.

Gjithçka që dihet deri tani për spektaklin e asaj mbrëmjeje është se banorët kanë nisur përgatitjet për sketche, numra baleti nën drejtimin e Ilirit dhe intervista të ndryshme.

Të fundit

Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj krimeve zgjedhore, po dëmtojnë procesin

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe...

Trafiku në Tiranë s’ka të sosur/ Balluku premton qendër “high-tech” në hyrje të Tiranës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë ndërtimi i autostradave dhe rritja e numrit të automjeteve, ngarkon kryeqytetin. Në aktivitetin infrastruktura, arritjet...

Kampionati Europian U 17 për herë të parë në Shqipëri, Duka: Moment historik

FSHF hapi nga Durrësi fushatën promovuese për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit. Presidenti i Federatës, Armand Duka, e cilësoi...

“Korridori Blu” merr jetë, Balluku:Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

Objektivin “Shqipëria në BE në 2030”, mazhoranca aktuale synon që në rast të fitores së një mandati të ri, edhe përmes investimeve madhore në...

FOTOLAJM/ Rama: Voto 5, e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 maj. Në një foto që ka ndarë në...

Lajme të tjera

Web TV