Open Balkan/ Nënshkruhet marrëveshja në fushën e veterinarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Lajmi u dha nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, në fund të mbledhjes së qeverisë, e cila tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalet në kontrollet në pikat kufitare.

“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fidosanitare, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë hapet eksporti për produktet blegtorale, duke përfshirë kafshët e gjalla, në bazë të reciprocitetit. Njihen për herë të parë certifikatat e veterinarisë shëndetësore dhe fidosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar, duke hequr një kosto të shtuar për biznesin, shkurtimin e kohës së qëndrimit në pikat kufitare. Kështu, evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare, duke bërë kontroll në doganën më të afërt me vendet e destinacionit. Marrëveshja nënkupton dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.

 

Më 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 7.1 miliardë lekë. Qëllimi është rritja e produktivitetit dhe konkurueshmërisë së fermerëve shqiptarë, që ato të dalin jo vetëm në treg, por edhe në tregjet rajonale”, tha ministrja Krifca.

 

Të fundit

Shqipëria, niveli më i lartë i fëmijëve në rrezik varfërie në Europë

Rreth 48 për qind e fëmijëve poshtë 6 vjeç në Shqipëri janë në rrezik të varfërisë vlerësoi një raport...

Nuk ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP?! Mikesha e Eglit tregon si qëndron e vërteta!

Eftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë modelja Sara Gjoka, për të komentuar situatat dhe dinamikat më të fundit në...

Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Sikundër u njoftua edhe dje, seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun...

Burri që ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej TITANI…

Një burrë australian në të 40-at e tij ka jetuar për 100 ditë me një zemër artificiale prej titani, duke shënuar periudhën më të...

Zbulohen kandidatët e PS nga Diaspora/ Ja emrat nga Kanadaja, SHBA dhe Britania e Madhe

Partia Socialiste i ka gati emrat potencial që vinë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet. Një mori me emra nga diaspora...

Lajme të tjera

Web TV