Paga 24 mln lekë në muaj? Ben Blushi reagon për publikimin e të dhënave: Rroga ime 24 herë më e vogël nga sa pretendohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej më shumë se 24 orësh 680 mijë shqiptarë kanë zbuluar rrogat e njeri-tjetrit. Kjo, pasi një databazë me të dhënat e punësimit të tyre në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me numrin e kartave të identitetit, pozicionin e punës dhe pagën, ka dalë në rrjetet sociale.

Në listën e pagave janë edhe emrat e shumë biznesmenëve, drejtuesve të kompanive, personazheve të njohur të show bizz-it etj.

Një prej pagave që bëri bujë ishte dhe ajo e ish-deputetit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ku deklarohej një pagë mujore për janarin e këtij viti 24 milionë lekë. Por kjo gjë është hedhur poshtë nga vetë Blushi. Ai ka deklaruar se paga e tij është 24 herë më e vogël nga sa pretendohet në dokument dhe deklaron se për daljen e këtyre të dhënave duhet të ketë një përgjegjës.

“Nga publikimet e paautorizuara të disa portaleve sot kam mësuar se kam një rroge që nuk e kam.
Në respekt të bashkëpunëtorëve të mi, në kompaninë ku kam punuar deri përpara tre javësh, dua te them se, rroga ime është 24 herë më e vogël se ajo që pretendohet se është.
Duke e ditur se kurioziteti njerëzor, nuk e ndal dot vuajerizmin të kthehet në sport ekstrem, shpresoj që të paktën një herë, ekspozimi i padenjë dhe në rastin tim edhe i pavërtetë, i të dhënave personale të ketë një përgjegjës”, deklaron Blushi.

Të fundit

Endri Shabani paralajmëron: Një kompani ndërkombëtare do numërojë votat

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për Tiranën, Endrit Shabani, votoi në shkollën ‘Ali Demi’, duke apeluar për pjesëmarrje...

Sherr në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve, raporton A2 CNN. Ngjarja raportohet...

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Aksident në Kamëz! Makina përplas dy këmbësorë, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në një zonë...

Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit...

Lajme të tjera

Web TV