Drift dhe gara shpejtësie me mjete luksoze në sheshin ‘Nënë Tereza’/ Policia ndëshkon shoferët rebelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka arrestuar këtë fundjavë 16 drejtues mjetesh të cilët rezultuan në gjendje të dehur. Gjithashtu është vënë në pranga për mitëdhënie një tjetër drejtues mjeti në gjendje të dehur, i cili për të shmangur testin e alkoolit, i ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 5.000 lekë të rinj.

Mësohet se janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për drift në sheshin “Nënë Tereza” dhe tek TEG-u. Si dhe 9 drejtues të tjerë mjetesh, me nga 20.000 deri 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë – TEG.

Njëkohësisht, janë ndëshkuar me nga 20.000 deri në 30.000 lekë të rinj, për shkelje të semaforit 18 drejtues mjetesh. 14 drejtues mjetesh luksoze, me nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion.

Janë pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Ndërsa janë vendosur 256 gjoba për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

Të fundit

Mitingu i opozitës tek Bulevardi i Ri, mbushet me karrige e gjithë rruga! (VIDEO)

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është gati të nisë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, në Bulevardin...

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

Një incident i pazakontë ndodhi në Aeroportin Gatwick të Britanisë, ku një avion i kompanisë British Airways u detyrua të anulonte nisjen pasi piloti...

Meta kërkon votën me audio-mesazh nga qelia/ Mos e lini vendin në dorën e krimit!

Në një mesazh në rrjetin social facebook, presidenti i PL Ilir Metaj, i bën apel mbështetësve dhe simpatizantëve të kësaj force politike të votojnë...

Qeveria fshin gjobat vendore të 9 viteve, reagon PD: U shkel Kodi Zgjedhor

Qeveria vendos të fshijë automatikisht të gjitha gjobat dhe masat administrative të vendosura për ndërtimet pa leje dhe shkeljet gjatë pandemisë, të kryera në zonat rurale. Partia...

Ky sport i ri do t’ju ndihmojë të jeni në super formë në kohë rekord!

Nëse jeni duke kërkuar për një aktivitet që ndërthur fitnesin, adrenalinën dhe entuziazmin në grup, përgjigjeja është Hyrox. Gjithnjë e më popullarizuar, Hyrox është...

Lajme të tjera

Web TV