Rudina Dembacaj ka realizuar një Stand Up Show ku dukshëm ka thumbuar moderatoren e emisionit ‘Big Brother Vip’, Arbana Osmanin.
Gjatë monologut ajo diskutoi edhe në lidhje me martesën.
“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi, më kanë inat, e kam seriozisht.”- ka thënë ajo ndërkohë që audienca ka duartrokitur.
Kujtojmë se vite më parë, Dembacaj ka qenë e fejuar me Eduart Grishaj, partnerin aktual të Arbana Osmanit.
Deklarata e saj u duk si një thumbim për të, sidomos pas ripostimit të videos në llogarinë e saj në Instagram.