Balla i përgjigjet Sali Berishës: Të tregoj vendin e vetëm ku takohem me Lulzim Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në diskursin e tij politik kundër Lulzim Bashës, ka pasur edhe akuzat se ky i fundit është takuar me Taulant Ballën dhe socialistë të tjerë.

Ndërkohë kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka hedhur poshtë akuzat e ish liderit të PD-së. Sipas Ballës me Bashën i ka bërë bashkë një fatkeqësi e ndodhur në familjen e një personi të njohur për të dy.

Balla ka shtuar se me Bashën do të takohet vetëm në gjyq.

“Ka qenë një vizitë në një familje të një miku. Dhe që kemi rastisur sigurisht me shumë njerëz të tjerë. Se do tregoja se aty kam rastisur edhe persona që janë rreshtuar në krah të foltores së Berishës. Por atë e ka shoqëruar nekrofilia dhe shqiptarët nuk e kanë zakon të përdorësh fatkeqësinë familjare. Sali Berisha ka mohuar lidhje familjare në rastin e Gerdecit. Pra i përdor mish për top për politikën e ditës. Unë me Lulzim Bashën janë me një gjyq për shpifje. Dhe pres të takohemi në Apel me Bashën se e drejta ka qenë me mua dhe do fitoj. Do jetë në gjyq i vetmi takim.” tha Balla.

Të fundit

Shkollë e re në Astir/ Manastirliu: Premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po...

Michelle Obama sqaron thashethemet për divorcin me Barack Obamën

Michele Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka...

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo...

Lajme të tjera

Web TV