Rama paralajmëron kompanitë pas skandalit me pagat: Afat deri më 20 janar për deklarimet e reja, ose hetoheni për evazion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq’, me këtë shprehje të përshtatur nga anglishtja, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një reformë të thellë lidhur me deklarimet e pagave, nisur nga skandali me publikimin e të pagave të shqiptarëve.

Rama paralajmëroi kompanitë e bizneset se kanë afat deri më 20 janar për deklarimet e reja, në të kundërt ndaj tyre do të nisë hetim për evazion.

“Në këndvështrimin më afat mesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe ‘jo çdo e keqe vjen vetëm për keq’. Natyrisht ekspozimi i të dhënave personale është i papranueshëm por nga ana tjetër, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush s do mund të thotë se po sulmojmë askënd. Duke nisur nga mediat, duke nisur nga pagat tuaja. Nuk është një situatë kjo e ngjashme me atë që ka qenë më parë, por është e papranueshme.

Askush s’do na thotë dot se po sulmojmë mediat, duke kërkuar prej atyre që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Tatimet do nisin një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuese, që rezultojnë në mospërputhje deri në flagrante, që të rregullohen me deklarimet e reja deri në 20 janar, në rast të kundër do ketë hetim për evazion, në këtë aspekt ne kemi përgatitur një plan, para se sa të ndodhte kjo. Ne s’mund të vazhdojmë të presim gradualitet, për njerëzit që punojnë dhe nuk marrin atë që iu takon duke shitur pa vullnetin e tyre të ardhmen.

Sepse te pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para cash, goditet e ardhmja e individit, sigurimet për pension janë shumë të ulëta, bllokohet mundësia për të rritur pensionet. Si mund të rrisë pensionet një vend, që deklaron paga minimale është e pamundur. Procesi do ndërtohet me hetim pasuror të kompanive e biznesmenëve që deklarojnë paga minimale. Kjo do shoqërohet me një reformë të thellë, për të ndarë në një mënyrë teknike biznesin e vogël. Nga ana tjetër kjo do na ndihmojë të garantojmë punonjësit me pagë reale minimale. Ndodh që iu jepen pagat minimale e më pas iu merren pas një pjesë e tyre, kjo është një abuzim prej skllavopronarësh. Kjo qeveri do jetë e tëra në krahun e punonjësve.”- u shpreh Rama.

Të fundit

Zotohet Berisha/Do detyrojmë Ramën për qeveri teknike! Shqiptarët të luftojnë me çdo çmim

Sali Berisha, u shpreh në studion e emisionit "Opinion" se Partia Demokratike dhe asnjë parti në botë nuk arrin...

Kourtney Kardashian kritikon sistemin arsimor amerikan

Ylli televiziv Kourtney Kardashian ka deklaruar se sistemi arsimor në SHBA është i vjetruar dhe se po e shqyrton seriozisht mundësinë e shkollimit në...

Shtëpi bari në Australi, shpallet në kërkim aktori Vis Pupa. Bashkëshortja në gjyq

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për...

VIDEO/ Një natë e çmendur për tifozët e Napolit! I prishin gjumin skuadrës së Kaljarit

Sonte është mbrëmja e madhe ku do të vendoset titulli i Serisë A Napoli do të përballet me Kaljarin në orën 20:45, por duket se...

“Çështja e Harvardit” sot në tryezën e 27 vendeve të BE-së

Masa e ashpër e Donald Trump ndaj regjistrimit të studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit do të diskutohet nga ministrat e 27 vendeve...

Lajme të tjera

Web TV