Rama uron shqiptarët për Vitin e Ri: Kërkoj falje për gjërat që nuk i kam bërë siç duhet (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri.

Urimi i Kryeministrit Edi Rama për Vitin e Ri 2022 drejtuar gjithë shqiptarëve:

Të dashur bashkëqytetarë,

Motra e vëllezër të një gjuhe e flamuri, kudo ku ndodheni,

Dua sot t’ju uroj shëndet, mbarësi dhe sa më shumë ëndrra e shpresa të përmbushura në Vitin e Ri që është pas dere!

Keni dëgjuar shumë fjalime të gjata nga unë këtë vit, si çdo vit tash sa vjet. Ju kam dalë përpara papushim, në ekran, në kompjuter, në telefon, shpresoj të paktën jo edhe në gjumë. Ju kërkoj ndjesë për kohën që ju kam marrë e ju jam shumë mirënjohës për kohën që më keni dhënë. Më keni dëgjuar, duruar, përshëndetur, mbështetur, inkurajuar, lëvduar, kritikuar po edhe sharë në rrjetet e mia sociale, e sinqerisht ju falenderoj sepse vëmendja juaj është vërtetë nder për mua, por mbi të gjitha më keni besuar këtë vit, për katër vjet të tjera drejtimin e vendit tonë dhe shumë sinqerisht nuk e di si mund t’ju falenderoj për këtë.

Sot do ju le rehat duke mos folur gjatë, po vetëm duke ju kërkuar falje të madhe për çfarëdo qoftë nuk kam thënë apo nuk e kam bërë dot ashtu si duhet e duke ju siguruar se besimin tuaj e ndjej, e kuptoj, e jetoj çdo ditë, çdo orë, çdo minutë të punës sime si diçka të shenjtë, për të cilën do të bëj gjithnjë gjithçka mundem që ta shpërblej me mish e me shpirt.

Unë kam gjithmonë e më shumë besim se ne do ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e donin të parët tanë dhe ku e meritojnë fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë, me punë, mund e mbi të gjitha durim të madh, pa u ndalur, pa u lodhur, pa u dorëzuar, duke u përpjekur të nxjerrim vazhdimisht mësime nga gabimet tona dhe të bëjmë vazhdimisht më të mirën e vetes tonë. Sa më shumë të dalim nga llogoret ndarëse e përçarëse të së përditshmes, për të dëgjuar më shumë njëri-tjetrin, për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin nën flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit me sytë nga e ardhmja europiane e Shqipërisë, për ta ndihmuar sa më shumë njëri-tjetrin, në kapërcimin e vështirësive dhe realizimin e qëllimeve të mira, aq më shpejt do të ngjitemi si vend e si vëllazëri shqiptare në majën e dëshiruar.

Lexo edhe :  Tabela e qarkullimit rrugor që po bën “lëmsh” drejtuesit e mjeteve në Europë!

Ju uroj me gjithë zemër një Vit të Ri me shëndet e mbarësi familjarisht, për të gjithë ju në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, në Itali, në Greqi, në Zvicër, në Angli, në Amerikë, në të gjithë globin!

Nuk jemi shumë, por sa shumë jemi kudo e sa shumë mund të bëjmë nëse sëbashku ndajmë hallet dhe dimë të përqafohemi për gëzimet.

Përqafime të gjithëve!

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV