Ronela Hajati fitoi çmimin e parë, Alban Ramosaj reagon pas humbjes në Festivalin e Këngës, ka dhe një mesazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari Alban Ramosaj ishte pretendent për të fituar çmimin e parë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Theje”. Por çmimi i parë iu “rrëmbye” nga konkurrentja, Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me “Sekret”.

Këngëtari reagoi për herë të parë në një postim në rrjetet sociale ku shprehu mirënjohjen për dashamirësit e tij që e mbështetën dhe përkrahën përgjatë rrugëtimit në Festivalin e Këngës.

Alban Ramosaj iu premtoi se do “vazhdojë të shkruajë e të kompozojë art të cilësisë së lartë, që do ju prekë zemrat dhe do ju stimulojë mendjet”.

Ndërsa jo-dashamirësve, ai iu drejtua: “Lëreni ndonjë fjalë pa thënë”, ndërsa u shpreh se “për 2022 duhet të bëhen gati pasi ka përveshur mëngët”, duke nënkuptuar se po punon për sjelljen e projekteve të reja.

Në postimin me falënderime, Alban Ramosaj përfshiu nënë e tij, Antigona Ramosaj, dhe motrën, Beatrix Ramosaj.
“O ma, fitova! Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mësime, miq te rinj dhe respekt”, shkroi artisti, teksa e falënderoi mamanë e tij për sakrificën e bërë për të.
Ndërsa u drejtua të motrës, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother Vip: “Kur ta lexosh, dua ta dish që bëra më të mirën time”.

Postimi i plotë:
Për dashamirësit e mi,
Pas një dite të gjatë pushimi kisha dëshirën t’ju falënderoja nga zemra për mbështetjen përgjatë, si dhe pas festivalit.
Ju premtoj që do vazhdoj të shkruaj e të kompozoj art të cilësisë më të lartë që t’ju prekë zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, fal jush ishte i imi! Jo për numrat e trofeve që kam çuar në shtëpi por prej dashurisë masive që më keni falur, dhe siç dëgjoj, shoh, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…
Për këtë, përulem para jush!!
MIRËNJOHJE! ❤️?
Ndërsa për jo-dashamirësit e mi ?
#LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll
Përtej shakasë dhe referencave të Theje
Kam përveshur mëngët, bëhuni gati – 2022! ??
@antigoneramosaj O Ma, FITOVA!!
Fitova dashni, duartrokitje, eksperiencë, mësime, miq të rinj (ndër të cilët: Gjergj Leka!!), fitova respekt!
Faleminderit për çdo sakrificë dhe mund që ke derdhur për t’më fal mundësinë e te jetuarit jetën ashtu siç ma ka shpirti… poetikisht.
Te kam “borxh” frymën. ❤️
@beatrixramosaj kur të lexosh, dua ta dish që bëra më të mirën time, madje ia kalova Albanit të mëparshëm! ??
Shpresoj të jesh krenare për progresin dhe performancat e vëllait tënd. ?
Ju dua, përgjithmonë. ❤️

Të fundit

Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite!

“Në një javë, më shumë se Biden në 4 vjet.” Kështu e përkufizoi eksperti i marëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi,...

“Kohë të vështira”, Vuçiç kërkon ristrukturimin e qeverisë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar “ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm” të qeverisë së Serbisë. “Në këto kohë të vështira politike,...

Autostrada e re Elbasan-Rrogozhinë/ Balluku: Do jetë me standardet europiane

Kanë nisur punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit 8. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi këtë të hënë kantierin e ndërtimit...

Mbape çon topin në shtëpi me firmat e shokëve, francezi ndez “turbon” në La Liga

“Jam i lumtur për tre golat, por më shumë për fitoren. E them çdo javë, por ishte e rëndësishme të fitonim, veçanërisht pasi Atletiko...

“Kërcënimi rus është afër”, Rutte: NATO duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes

“Kërcënimi rus është real dhe jo i largët”. Ky është alarmi që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë një konferencë...

Lajme të tjera

Web TV