Turqia ‘zemëroi’ Rusinë se furnizoi me armë Ukrainën, Putin dhe Erdogan zotohen për përmirësim të raporteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan janë zotuar se do të thellojnë raportet, teksa dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Putin dhe Erdogan “biseduan për bashkëpunimin dypalësh dhe riafirmuan vendosmërinë e tyre që të vazhdojnë të rrisin partneritetin ndërmjet Rusisë dhe Turqisë”, tha Kremlini më 2 janar.

Dy palët biseduan për çështjet globale, përfshirë edhe propozimet e fundit lidhur me krijimin e marrëveshjeve ligjërisht të obligueshme që do t’i garantonin Rusisë siguri. Po ashtu, ata biseduan për situatën në Kaukazin Jugor dhe për përpjekjet për të zgjidhur krizat libiane dhe siriane”, u tha në deklaratë.

Ndërkaq, Turqia tha se biseda ndërmjet Erdoganit dhe Putinit u fokusua në hapat për përmirësimin e raporteve.

“Kaukazi, Siria, Libia dhe zhvillimet e tjera rajonale dhe ndërkombëtare u diskutuan në këtë takim, ku u ripërsërit vendosmëria për të avancuar bashkëpunimin Turqi-Rusi në të gjitha fushat”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Kjo bisedë vjen në kohën kur Turqia ka zemëruar Rusinë për shkak se ka furnizuar me armë Ukrainën, përfshirë edhe me dronë që u përdorën për herë të parë në muajin tetor kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Turqia ka marrëdhënie të mira edhe me Kievin dhe me Moskën, por ka kritikuar Moskën për aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë dhe ka shprehur mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës.

Rusia ka grumbulluar rreth 100,000 trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën, gjë që ka rritur shqetësimet se Moska po përgatitet për një pushtim të mundshëm të Kievit, teksa Kremlini po kërkon garanci të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

Lexo edhe :  Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ja çfarë ndodhi me partitë pro-pavarësisë

Në veçanti, Moska dëshiron që NATO të mos e anëtarësojë Ukrainën dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik dhe të tërheqë dislokimet ushtarake që ka në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Rusia dhe Turqia po ashtu bashkëpunojnë në përpjekjet diplomatike për të sjellë stabilitet në Kaukazin Jugor, pas fitores së Azerbajxhanit kundrejt forcave të Armenisë në vitin 2020, në luftën për rajonin e Nagorno Karabakhut.

Në janar, të dërguarit e posaçëm të Turqisë dhe Armenisë pritet të takohen në Moskë për të nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, si pjesë e një përpjekje më të gjerë të Moskës për ndërmjetësimin e paqes në rajon, ku përfshihet Armenia dhe Azerbajxhani.

Në Siri dhe Libi, Rusia dhe Turqia mbështesin palë të kundërta, por kanë bashkëpunuar në përpjekje për të ulur tensionet./REL

Të fundit

Temperatura deri në 28 gradë/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë...

Parashikimi i yjeve për sot 17 maj 2024

Dashi Një ditë e mirë kjo e premte për të lindurit e Dashit. Sot juve do të dini se si t’i shprehni ndjenjat partnerit/es. Ajo...

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit të 36-të të kampionatit, skuadra...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Lajme të tjera

Web TV