EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, arrestohet 37-vjeçari nga Lezha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Sergate” dhe ka arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vite burgim për veprën penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë.

 

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV