“Nuk e kam thirrur unë policinë”, Basha: Ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim, policia mendohej të reagonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi në News24 se ka marrë mesazhe të shumta nga ndërkombëtarët gjatë zhvillimit të ngjarjeve të 8 janarit, por edhe para dhe pas.

Basha akuzoi policinë se nuk reagoi në kohë, ashtu siç duhet të reagojë policia e Shtetit kur konstaton shkelje dhe se gënjeu kur tha se u hodh gaz nga selia e PD.

Basha tha se ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim, policisë iu desh kohë të reagonte.

“Mesazhe kam marrë pafund, mesazhet janë bërë dhe publike, një pjesë e tyre. Në qoftë se ju vazhdoni të besoni Ramën pas 8 viteve është problemi juaj. Kam marrë shumë mesazhe gjatë zhvillimit të ngjarjeve, por edhe para dhe pas 8 janarit.

Nuk ka nevojë të dish kodin penal, që policia e shtetit ekziston dhe paguhet nga taksat për të ndërhyrë kur konstaton shkelje të ligjit. Përveç kësaj, jo nga unë por deputetë ka pasur njoftime për dhunën sepse ka pasur njerëz të lënduar dhe brenda në sallë dhe nga dhuna dhe nga gazi. E gjitha është një alibi. E di ku tregohet alibia, ndërkohë që kishin dalë deklaratat e kancelarive, policia akoma mendonte të ndërhynte apo jo.

 

 

Jo të punonjësve të policisë dhe nuk e kam thirrur unë policinë, por të instrumentalizimit të policisë dhe prokurorisë sepse është e qartë që pjesë e skenarit të Ramës dhe Beirshës është vijimi i kësaj valleje. Mediat kanë 4 muaj që merren me këtë punë dhe kjo i leverdis Edi Ramës, trekëndëshit të Bermudës sepse kështu vazhdojnë vjedhjet. Pandemia bën kërdinë, ekonomia në kolaps. Luksi që ka Edi Rama është që ka pasur Sali Berishën i cili i premtoi se do bënte gjithçka deri në fund për të shkatërruar PD-në. U përpoq por nuk ia doli. PD është këtu dhe do ngrihet mbi rrënojat e 8 janarit.

Lexo edhe :  Qeveria propozon fshirje të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite për biznesin

Policia ka gënjyer prej momentit të parë kur tha është hedhur gaz. Këtu kanë qenë kamerat, kanë parë se ato janë bombola zjarrfikëse, pluhur i bardhë për të fikur zjarrin. Ndërkohë që selitë diplomatike shprehnin shqetësim për dhunën, policisë iu desh kohë për të reaguar. Prokuroria po përpiqet të ndajë fajin përgjysmë”, tha Basha.

Të fundit

Një fëmijë 3 vjeç gjendet i vetëm në rrugët e Tiranës, policia ua dorëzon familjarëve

Një fëmijë i vogël rreth 3 vjeç është gjetur i vetëm pasditen e sotme nga policia e Tiranës. Përmes një...

Mbërrijnë 88 mijë vota nga diaspora, por pse shqiptarët e Greqisë po votojnë kaq pak?

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit po dominohet nga emigrantët në Itali, ndërsa Greqia ka surprizuar me një pjesëmarrje shumë të ulët...

Bie ekonomia e SHBA, Donald Trump nis justifikimet: “Nuk isha unë deri më 20 janar…”

Ekonomia amerikane u tkurr me një normë vjetore prej 0.3% në tre muajt e parë të vitit, tha Departamenti i Tregtisë. Kjo shënoi një rënie...

Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos. Mesfushori gjerman u largua verën e shkuar dhe skuadra madrilene po...

Danimarkë, i moshuari përpas turmën dhe plagos 5 persona. Makina gjendet mbi tavolina

Një makinë ka përplasur dhe plagosur të paktën pesë persona në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave daneze. Dëshmitë raportojnë se një makinë me ngjyrë të...

Lajme të tjera

Web TV