Ylli i “Squid Game” fiton Golden Globes, i pari aktor korean që merr një çmim të tillë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Squid Game, O Yeong-su, ka fituar çmimin ‘aktori më i mirë në rol dytësor” në Golden Globe, për rolin e tij në dramën hit të Netflix .

Aktori 77-vjeçar nga Koreja e Jugut, i cili kurrë nuk ka fituar një Golden Globe më parë, fitoi çmimin kryesor për portretizimin e tij të Oh II-nam, i referuar gjithashtu si “The Host” ose “Player 001”.

O Yeong-su është aktori i parë korean në historinë e Golden Globes që fiton një çmim dhe mundi Billy Crudup (The Morning Shoë), Kieran Culkin ( Succession ), Mark Duplass (The Morning Show) dhe Brett Goldstein (Ted Lasso).

 

Fitorja e tij u njoftua në një ceremoni private në Los Anxhelos, pasi transmetimi i drejtpërdrejtë i këtij viti u anulua.

 

O Yeong-su filloi karrierën e tij të aktrimit në skenë, duke u shfaqur në mbi 200 prodhime teatrore nga viti 1967 përpara se të kalonte në film dhe televizion.

Që nga publikimi i tij në shtator, Squid Game është bërë seriali më i ndjekur i Netflix në 94 vende, me 142 milionë shikime.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV