LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesia e PD ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Mësohet se pas mbledhjes së djeshme, kryesia e selisë blu ka përjashtuar, Flamur Nokën, Bujar Nishanin, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin dhe Keltis Krujën. Një ditë më parë, Basha mblodhi kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu, dy ditë pas protestës së dhunshme të ish-kryeministrit Sali Berisha të shtunën e 8 janarit..

Mësohet se ky vendim u mor pas me shume se 8 orë diskutime.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00 dhe që ka përfunduar pas orës 3 të mëngjesit ka diskutuar në lidhje me protestën e organizuar nga Sali Berisha në ambientet e selisë blu.

Kujtojmë që ky vendim i kryesisë vjen tre ditë pas protestës së dhunshme që Sali Berisha organizoi në selinë e Partisë Demokratike.

Po si nisi “lufta” me Berishën?

Në 19 maj Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij person non grata. Menjëherë pas këtij vendimi, lideri i PD-së, Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, deri në zgjidhjen e çështjes me Amerikën.

Në këtë periudhë, Berisha nisi të organizonte takimet e tij që i quajti Foltore dhe që sipas tij qëllim kishin rithemelimin e PD, duke pretenduar se Basha shkeli statutin me vendimin që mori për ta përjashtuar.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV