Bardhi: Rrushaj është rëndë me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë.

Një prej ndryshimeve ishte dhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj. Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri. Ndërkohë sipas Bardhit Rushaj është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Po ashtu ai foli dhe për të pezulluarit e përjashtuarit në parti. Për të përjashtuarit, Bardhi tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë. Për të pezulluarit, Bardhi tha se ka një tjetër mundësi.

Pse largohet Rushaj?

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare. Zoti Rushaj është në kushte të rënduar shëndetësore, është me COVID./

Të fundit

“Nuk u riktheva për post apo luks”, Berisha: Dua të tejkaloj “Berishën 1 dhe 2”

“Nuk jam kthyer për post apo luks”, kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin Kuvendit Kombëtar...

“Programi i PD, aq i mirë sa PS e vodhi”, Berisha: Edhe Nokia tentoi të kopjojë iPhone!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve gjatë Kuvendit Kombëtar të...

Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

Administrata e Presidentit Donald Trump ka përjashtuar telefonat inteligjentë dhe kompjuterët nga tarifat reciproke të vendosura për importet kineze. Masa vjen pas shqetësimeve nga kompanitë...

“Do sjellim një qeveri të dhembshur”, Noka: Socialistët hodhën Vallen e Hajdutëve

Flamur Noka ishte demokrati i radhës që foli për ofertën me të cilën demokratët synojnë të marrin pushtetin më 11 maj. Teksa deklaroi se qeveria...

“Vrasje me helm dhe eksperimente”/ Dëshmitë e tmerrshme mbi kampet e Koresë së Veriut

Zbulime tronditëse po bëhen nga ish të burgosur dhe dezertorë të rangut të lartë nga Koreja e Veriut, duke denoncuar një rrjet sistematik eksperimentesh...

Lajme të tjera

Web TV