Najada Çomo: Edhe unë jam infektuar, ja pse e refuzova ftesën për të qenë pjesë e Parlamentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

News 24 sjell rrëfime ekskluzive të të sëmurëve me COVID-19 si dhe deklarata të mjekes Najada Çomo. Mjekja, tha se gratë shtatzëna kanë pasur një ecuri të mirë të manifestimit të sëmundjes.

Ajo theksoi, se ata duhet të vaksinohen për të përballuar këtë virus, pasi ka pasur raste, që grave shtatzëna t’i vinin dhimbjet e lindjes më shpejt e t’ju dëmtonin fëmijët nga sëmundja.

Najada Çomo: Po, kanë pasur ecuri të mirë, s’kemi pasur humbje jete, por duhet theksuar se këto gra kanë çuar në dhimbje t parakohshme se COVID-i dëmton nënë dhe bebin. Ka kohë që thuhet se gratë shtatzënë duhet vaksinuar, edhe duke qenë shtatzëna. Është bërë një kohë e gjatë që kemi pandemi dhe ka pasur humbje jetësh në gratë shtatzëna. Gratë shtatzëna duhet të mbrohen dhe vaksinohen për t’u mos u ballafaquar me rastet e rënda.

Pse e refuzuat ftesën si deputete?

 

 

Najada Çomo: Mua mu propozua që të isha kandidate për deputete nga kryeministri. Ishte nder i madh dhe e pranova këtë kërkesë për të çuar zërin tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Shkuarja në parlament përkoi me shtimin e numri t të rasteve dhe e quajta jo normale për të ikur nga lufta e për të shkuar në një vend tjetër. U gjet një zgjidhje kompromisi që unë të vazhdoja punën në spital

A ishit e dyzuar në vendimin?

Najada Çomo: Jo skam qenë e dyzuar. Nëse do të kishim numër të vogël rastesh, vendimi im do të ishte ndryshe. Por shtimi i rasteve, ishte e pamundur për të braktisur luftën. Kjo është një luftë që duhet çuar deri në fund.

A e keni kaluar COVID-in?

Lexo edhe :  Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, batuta që bën me gazetarët para SPAK-ut!!

Najada Çomo: Unë e kam kaluar COVID-in dhe nuk e kam ndryshuar rregullin e veshjes. Unë kam respektuar protokollin dhe ky protokoll të mbron.

Keni më tepër kohë për të qëndruar jashtë spitalit?

Najada Çomo: Besoj që jo. Kur shko çdo ditë në punë të krijohet një refleks tjetër.

Nata e ndërrimit të viteve ka ndikuar?

Najada Çomo: Është herët për të folur sot. Kjo duhet parë pas 2 apo 3 javëve. Besoj se do të ketë një trend në rritje pasi e gjithë bota është në një trend në rritje.

Veç vaksinimit çfarë mesazhi keni?

Najada Çomo: Ju lutem mbrohuni dhe vaksinohuni. Sot kemi një armë në dorë që është ajo e vaksinës dhe respektimi i masave.

Të fundit

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg për Alqi Bllakon

SPAK kërkon dënimin me 3 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës, ndaj...

Ju vodhën europianëve 15 mln €, SPAK sekuestron 30 pasuri të Jusel Micit dhe Mendim Domi

SPAK sekuestron 30 pasuri të Jusel Micit dhe Mendim Domi të cilët po hetohen si anëtarë të një grupi kriminal që përmes mashtrimit u kanë...

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Nga Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të shpëtuar nga uzurpimi Sali, dhe prandaj t'i lindë...

BE: Serbia po shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen në KiE!

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit...

7 Marsi / Begaj pret mësuesit në pension: Mirënjohje për mundin dhe përkushtimin

Këtë të premte, Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite...

Lajme të tjera

Web TV