Negociatat/ Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut do të komplikonte procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann, shprehet se integrimi europian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është një proces me rëndësi strategjike për unionin.

Në kushtet kur konflikti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk po gjen zgjidhje, Shqipëria ka nisur kërkesat për ndarjen në proces individual nga fqinji lindor për integrimin në BE. Ajo ka shprehur mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë, teksa bën thirrje për mbajtjen sa më parë të Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe fillimin e bisedimeve formale. “Për mua është mjaft e rëndësishme që pas marrjes së punës si ministre shteti për Evropën, vijoj punën nga pasardhësi im. Dua të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor si dhe perspektiva për integrimin europian, është me rëndësi strategjike për mua dhe për qeverinë federale. Qeveria federale angazhohet fuqishëm për fillimin e bisedimeve formale. Është në interesin fillestar të vetë BE-së. Në kuadër të marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, ne punojmë dhe bashkëpunojmë në të mirë të njerëzve në shumë sektorë, në qëndrueshmërin e e ekonomisë, furnizimit me ujë dhe trajtimin e ujërave të zeza. Bashkëpunojmë me përfaqësues të shoqërisë civile. Bashkëpunojmë dhe në fushat e arsimit. Ne gëzohemi që mund të mbështetemi tek Shqipëria. Shqipëria ka bërë hapa të mëdha për sigurimin e të drejtave të njeriut, përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zyrtarë të lartë janë dërguar pas bankës të të akuzuarve dhe janë dënuar. Duhet të vijohet më tej me vendosmërinë”, tha Luhrmann. Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri të ministres gjermane për Europën, Anna Luhrman, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kërkoi vlerësim individual për Shqipërinë: “Integrimi s’mund të lihet si vakuum për lojëra nga vendet e treta. Ne kushtet i kemi arritur individualisht. Askush nuk na del ne kundër në Europë. Kështu që, kërkojmë vlerësim individual”. Por, kjo ide nuk gjeti mbështetjen e ministres gjermane, sipas së cilës, ndarja do e komplikonte edhe më shumë situatën: “Ne nuk dëshirojmë ta komplikojmë më tej apo ta vonojmë më tej këtë proces. Kemi marrë sinjale shumë pozitive dhe nga Bullgaria në këtë kontekst dhe do të vazhdojmë të angazhohemi që ne të mund të gjejmë në një kohë sa më të afërt të mundshme edhe zgjidhjen më të përshtatshme”. Ashtu si paraardhësi i saj, Luhrman vlerësoi punën e bërë me drejtësinë, ndërsa kërkoi edhe angazhimin e opozitës për ta vijuar atë: “Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë duke u vënë para drejtësisë. Këtu janë të nevojshme si qeveria, edhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave”. Ministrja gjermane dha mbështetjen e saj dhe për këtë nismë, ndërsa kërkoi gjithëpërfshirje dhe hapje ndaj të 6 vendeve të rajonit.

Lexo edhe :  “T’i japim një përqafim Ramës”, Meloni: E ‘masakruan’ për marrëveshjen për emigrantët

Ahmetaj

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren gjermane për Europën dhe Klimën, znj. Anna Luhrmann, shprehu keqardhjen që nisja e negociatave me Shqipërinë ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se vendi ynë, sipas Ahmetajt, i ka bërë të gjitha detyrat. “I shpreha keqardhjen ministres, pasi i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE-së që të nxjerrë një problematikë me Shqipërinë. Megjithatë, megjithëse Komisioni ka 3 vjet rresht që konfirmon që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma nuk ka një hapje formale negociatash”, deklaroi Ahmetaj. “Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto elemente e bëjnë integrimin strategjik”, shtoi Ahmetaj.

Të fundit

‘Sulltanesha Hyrrem’ tregon frikën më të madhe: Isha 17 vjeçe

Aktorja e njohur në rolin e Sulltaneshës Hyrrem, Meryem Uzerli, ka treguar për herë të parë fobinë e saj...

Këto shenja tregojnë se po e teproni me kafen

Të shumtë janë ata që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën. Përfitimet e tij...

Ronaldo në Kampionatin Europian, Georgina fillon pushimet para kohe

Kristiano Ronaldo është thirrur për të përfaqësuar Portugalinë në Kampionatin Europian 2024, ndërsa gruaja e tij po shijon me sa duket pushimet para kohe. Georgina...

Protesta e opozitës para Parlamentit, ja masat që merr Policia

Opozita ka thirrur një protestë që do e zhvillojë para Parlamentit, në një kohë që do të nisë seanca plenare. Protesta është thirrur për tu...

A është më e shëndeshtme të hash vetëm?

Ushqimi në shoqëri është me i mirë për shëndetin, ul stresin dhe forcon lidhjet familjare, sipas dy studimeve të fundit të promovuar nga Barilla...

Lajme të tjera

Web TV