Viroza dhe Omicron ‘bëhen bashkë’, fluks vizitash në spitale/ TeleShëndet është zgjidhja që ju duhet.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Virozat e stinës kanë sjellë fluks pacientësh në qendrat shëndetësore.

Në qendrat shëndetësore të Tiranës dhe jo vetëm fluksi është rritur menjëherë pas periudhës së festave.

Duke qenë se në vend po qarkullon njëkohësisht edhe varianti i ri i COVID edhe virozat e stinës, mjeku thotë se qytetarët paraqiten menjëherë për tu vizituar pasi tremben duke qenë se simptomat janë të ngjashme, ndërsa mjekët theksojnë se është vënë re një rritje e rasteve pozitive me COVID tek fëmijët nga mosha 5 deri në 14 vjeç.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë deklaruar javën që shkoi në media se në vendin tonë 80% e infektimeve janë me variantin “Omicron”. Ndërkohë që shumë shkolla kanë ndërprerë edhe mësimin fizik për shkak të kësaj situate.

Në një kohë ku infektimet me COVID-19 po njohin sërish rritje, distancimi social po bëhet sërish edhe më i pranishëm ndërsa përdorimi i teknologjisë po bëhet gjithmonë e më masiv.

Frika e infektimit ka bërë që njerëzit të minimizojnë lëvizjet, ndërsa mijëra shqiptarë e kanë gjetur zgjidhjen për shërbimit inovator të SIGAL UNIQA Group Austria, TeleShëndet.

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore.
  • Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
  • Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;

Se sa të kënaqur janë klientët nga ky shërbim, e tregojnë edhe shembuj e mëposhtëm.

“Paciente 35-vjeçar merr në telefon e alarmuar mjekun në “TeleShëndet” pasi prej 3-4 ditësh ishte me gjendje virale, tështima, djegie fyti, hundë të bllokuara dhe ditën e sotme kishte vënë re në trupin e saj njolla të kuqe të dala në formë hartash, të cilat ndryshojnë herë pas here pozicion dhe krijojnë të kruara të forta. Është hera e parë që i ndodh ndaj dhe pacientja ishte shumë e shqetësuar. Ndërkohë në video elementët e lekurës dukeshin mjaft qartë. COVID-19 e ka kaluar 1 vit me parë si dhe është e vaksinuar me 2 doza Pfizer. Nuk vuan nga semundje të tjera shoqëruese. Si fillim e qetësova duke i thënë se nuk ka asgjë për tu alarmuar pasi shqetësime të kësaj natyre janë të zakonshme në periudha gjatë apo pas infeksioneve virale. I rekomandova terapi me medikamente anti-alergjikë. Nëse nuk qetësohet, ditën e nesërme mund të konsultohet me një mjek alergolog…”

TeleShëndet nga SIGAL UNIQA vlen për çdo moshë, edhe për foshnje disa muajshe. Këtë e tregon edhe rasti më i mëposhtëm.

Lexo edhe :  Tiranë – Gjenevë me Air Albania/ Inaugurohet linja e re në aeroportin ndërkombëtar

“Fëmijë 18-muajsh, 3 ditë i sëmurë me kollë, vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrje e  zhurmshme që dëgjohet në largësi dhe temperaturë deri në 38 gradë. Që prej moshës 6 muajshe, fëmija ka patur histori të ngjashme. Në videocall, fëmija është aktiv, luan por kollitet shpesh dhe dëgjohet zhurmë në frymënxjerrje. U këshillua fillimi i mjekimit për diagnozën “Bronkiolit akut” dhe iu dhanë medikamente me nebulizim e nga goja. Nëna ishte e familjarizuar me medikamentet kështu që fëmijës iu nis kura në kohë”.

Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.

“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun. Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura. Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Pse të gjithë duhet ta kemi “TeleShëndet” nga SIGAL UNIQA?

Përfitimet:

– Check up

– Vizitë te okulisti

– Vizitë te dentisti

– Dërgim ilaçesh në shtëpi

– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL

– Mental coach, 1 seancë falas

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

Futuni në “PlayStore” apo “App Store”.

Shkarkoni aplikacionin “Teleshëndet”.

Bëni regjistrimin duke vendosur të dhënat tuaja dhe më pas mund të komunikoni me mjekët tanë, 24 orë në ditë, 7 ditë të javës

E përdorni brenda dhe jashtë Shqipërisë

E blini edhe fizikisht në çdo degë të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

TeleShëndet, mere mjekun 24 orë me vete…

Të fundit

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Politikanët evropianë besojnë se SHBA mund të tërheqë rreth 20,000 trupa amerikane nga rajoni, numri që ish-presidenti Joseph Biden përforcoi forcat evropiane në fillim...

Lajme të tjera

Web TV