I shkoi në oborr të shtëpisë dhe vrau 65-vjeçarin/ Adoleshenti mori hak për babanë në Lezhë pas 13 vitesh (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fenomeni i gjakmarrjes vazhdon të jetë prezent në vendin tonë.

Florian Përvathi është 17-vjeçari që qëlloi për vdekje 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj mesditën e sotme në Lezhë. Vëllai i Lekgjonajt i kishte vrarë të atin Përvathit në 2009.

Sipas raportimeve adoleleshenti i ka shkuar Lekgjonajt në oborrin e shtëpisë dhe aty e ka ekzekutuar me armë zjarri.

Më pas ai është vetëdorëzuar në polici, pas aktit të hakmarrjes siç tregojnë autoritetet.

“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin Leke Lekgjonaj, 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV