Vrau për gjakmarrje, dëshmia e adoleshentit: Armën e kisha prej 1 viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florian Përvathi adoleshenti që vrau Lek Lekgjonaj për gjakmarrje, duket se e planifikonte prej kohësh aktin dramatik. Mësohet se para hetuesve 17-vjeçari është shprehur se armën e kishte siguruar prej së paku një viti, ndërsa nuk ka shfaqur shenja pendese për krimin që ka bërë.

Vrasja ndodhi mesditën e së hënës në fshatin Manati të Lezhës, ku adoleshenti me anë të një pistolete me mulli, shkoi pranë banesës së fqinjit të tij Lek Lekgjonaj dhe e qëlloi disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas këtij krimi 17-vjeçari ka shkuar në polici dhe ka treguar për krimin që kishte bërë. Menjëherë pas kësaj ai është ndaluar ndërsa policia gjeti të vdekur afër banesës 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj, vëllai i Ndue Lekgjonaj, që i vrau babanë në 2009, kush ishte vetëm 4-vjeç.

Adoleshenti, Prej 13 vitesh ishte jetim. Për të dhe për dy vëllezërit më të mëdhenj u kujdesën xhaxhai dhe tezja. Jetuan për shumë kohë në shtëpitë e tyre. Së fundmi, Floriani dhe njëri prej vëllezërve ishin kthyer në këtë banesë, aty ku linden, ndërsa vëllai tjetër jeton jashtë.

Florjani ishte 4 vjeç kur i ati ju vra para syve të tij. Nga dhimbja, nëna u helmua një ditë më pas.

Mbetet e paqartë se si siguroi armën e krimit, një pistoletë me mulli. Nga frika e gjakmarrjes, vëllai dhe njerëzit e fisit të tij qëndrojnë të ngujuar.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV