Balerini Ilir Shaqiri ka bërë një deklaratë të pazakontë në shtëpinë e BBV duke thënë se dikur ka dashuruar një kushërirën e tij.
Kjo deklaratë u bë prej tij në një bisedë me tan Bramën, para se banorët të nisnin të rrëfenin historinë e tyre të dashurisë. Iliri tha se ka qenë i dashuruar në mënyrë platonike me një kushërirën e tij.
“Të gjithë e kemi pasur në fis një kushërirë që jemi dashuruar dikur, në kuptimin platonik, ë. Unë kam pasur një super të bukur! Kur është martuar ajo, isha xheloz, na e mori thosha. Isha kalama 10 vjeç!”- tha ai.