I ftohti polar, këshilla e mjekëve për ditët me temperatura nën zero

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, doktor Skënder Brataj ka publikuar disa këshilla që duhet t’i lexoni për t’i bërë ballë këtyre ditëve me mot të acartë dhe me temperatura nën zero gradë.

– Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).

– Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!

– Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.

– Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.

Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.

-Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.– Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.

– Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.

– Ngrohja duhet të jetë graduale

– Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 °C dhe mbani lageshtinë e ajrit në dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV