Dyfishim i përpjekjeve diplomatike – Lajçak e Escobar në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita në Kosovë e Gabriel Escobar dhe Mirosllav Lajçakut, që fillon të hënën (31.01.)- sinjal për përpjekjet e koordinuara SHBA-Evropë për të vënë në lëvizje dialogun e ndërprerë Kosovë-Serbi.

 

I ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe i deleguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit qëndrojnë në Kosovë nga e hëna (31.01-02.02), në përpjekje të zhbllokuar ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dy diplomatët Lajçak dhe Escobar, do të takohen me udhëheqësit politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe shoqërinë civile. “Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.” Lajçak do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë, thuhet në njoftimin e zyrës së BE-së në Prishtinë.

 

Borrell: Nevojitet përparim i shpejtë

 

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, në fillim të javës tha në Bruksel se “nevojitet të sigurohet përparim i shpejtë në procesin e normalizimit, në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë dhe avancimin drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ne presim që Kosova dhe Serbia të arrijnë përparim kur bëhet fjalë për zotimet që kanë bërë dhe ende nuk i kanë përmbushur”, tha Borrell, duke u kërkuar të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, që të “krijojnë një atmosferë të përshtatshme për dialog dhe të përmbahen nga veprimet  dhe deklaratat e njëanshme”.

 

Escobar: Me energji të përtërira për dialogun Kosovë-Serbi

 

Edhe i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, para ardhjes në Kosovë,  është shprehur, se këtë vit duhet nisur me energji të ripërtërira që të funksionalizohet dialogu Kosovë-Serbi. “Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut. Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim”, tha Escobar në një intervistë me Zërin e Amerikës. Sipas tij, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka lidhje thjesht me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe me vendet e rajonit. “Dhe në këtë drejtim do të thoja se Shqipëria ka qenë shumë e dobishme. Tirana flet me të dyja palët në mënyrë konstruktive dhe mbështet plotësisht përpjekjet tona për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që ne e vlerësojmë”, theksoi Escobar.

Lexo edhe :  Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

 

Rezervim i qeverisë së Kosovës

 

Qeveria e Kosovës në këtë fazë nuk është deklaruar shumë për dialogun Kosovë-Serbi, sikundër nuk ka shpalosur as temat specifike për të cilat do të bisedohet në Prishtinë me Lajçak dhe Escobar. Por, i ngarkuari i qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë zëvendëskryeministri i, parë, Besnik Bislimi, dy ditë më parë takoi në Bruksel zotin Lajçak dhe tha se “Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas të cilës zotohen të mos e sulmojnë njëra tjetrën”. Ai nuk dha shumë detaje tjera, por tha se një takim i mundshëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq mund të ndodhë para zgjedhjeve në Serbi që mbahen në fillim të prillit.

 

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe- temë bisedimesh

 

Sipas mjaft zërave në media, ҫështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë një nga temat kryesore, që do të diskutohet gjatë vizitës në Kosovë nga i ngarkuari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, dhe nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Beogradi zyrtar kërkon që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, por, Prishtina zyrtare e hedhë poshtë ktë në mënyrë kategorike. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është pengesa kryesore për mosvazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve e që po kërkohet me ngulm nga faktori ndërkombëtar. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së. Raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është mbajtur në korrik të vitit 2021.

 

 

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV