test

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-ministrin Saimir Tahiri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa seancash të dështuara, dje Gjykata e Posaçme e Apelit nisi rishqyrtimin e dosjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Prokurorët e SPAK-ut këmbëngulën për deklarimin fajtor të Tahirit për akuza që e lidhin atë me trafikun e drogës dhe grup të strukturuar kriminal.

 Pasi SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, Apeli i GJKKO-së vendosi të shtyjë datën e vendimit më 4 shkurt, në orën 13:00. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga GJKKO nuk ka bërë komente lidhur me kërkesën e Prokurorëve të SPAK, por ka thënë vetëm: “Po pres vendimin”! Këtë të hënë në Gjykatën e Apelit është zhvilluar seanca për ish-Ministrin e Brendshëm i akuzuar për trafik droge dhe si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. SPAK ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për Tahirin që në bazë të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 8 vite. E njëjta kërkesë nga Prokuroria e Posaçme ishte dhe për ish-krye policin e Vlorës Jaeld Çelën. Saimir Tahiri mësohet se është shprehur më parë gjatë seancës se: “Ju kërkoj me përulësi të na jepni kohë për shqyrtimin e provave sepse do ta dini se jam i pafajshëm”. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces. Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Lexo edhe :  Rrumbullaku me presidentin e INTERNPOL: Luftë ndaj krimit të organizuar ndërshtetëror

Rënia dhe shkëlqimi

Nga kampioni i qeverisë Rama dhe shprehja e famshme për policinë dhe aksionet e saj, shumë shpejt figura e Saimir Tahirit do të përballej me akuza të rënda. Në shtator të vitit 2015 ish shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani e akuzoi se dekonspironte aksionet e policisë për kapjen e trafikantëve të drogës. Zagani foli nga arratia duke denoncuar përdorimin në narko-trafik të makinës së famshme të Saimir Tahirit nga kushërinjtë e ministrit në Vlorë.

Në atë kohë Tahiri, por edhe kryeministri i injoruan dhe mohuan akuzat duke i quajtur “baltë nga kazani që po i hidhej qeverisë”. Por nuk do të kalonte shumë dhe një muaj më pas, policia italiane njoftoi arrestimin e 7 personave, pjesë e trafikut të droges. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahirit. Një ditë pas arrestimit, Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm. Menjëherë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi që atë ditë një kërkesë Kuvendit, ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit. Pas disa seancash komisioni për mandatet mori vendim, por jo për të hequr imunitetin e deputetit socialist. Maxhoranca pranoi vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë së tij.

 

Të fundit

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Ramadani para ndeshjes: E vështirë, por le të tregojmë se jemi skuadër e fortë

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani dha një intervistë për faqen e UEFA-së në prag të ndeshjes me Italinë (Euro 2024). “Është atmosferë mahnitëse. Është hera...

Lajme të tjera

Web TV