U përplasën me një tjetër makinë dhe përfunduan në lumë, kush janë burrë e grua që mbetën të vdekur në aksidentin në Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre viktima, mes tyre burrë e grua, Elmi dhe Elona Keqja, respektivisht 34 dhe 53 vjeç. Ky është bilanci i aksidentit në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip “Benz” pasi u përplas me një tjetër mjet tip “Ford”, doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.

Sipas BW, tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë. Një djalë 9 vjeç ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një 20-vjeçare, është transportuar po ashtu drejt kryeqytetit. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur për ndihmë.

Fillimisht janë nxjerrë të gjallë nga mjeti, një burrë, një grua dhe fëmija. Ndërsa prej orësh, është punuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të tre viktimave. Operacionin e shpëtimit e ka vështirësuar terreni i vështirë, vërshimi i fuqishëm të lumit Shkumbin, si dhe temperaturat e ftohta të ujit, që shkonin në minus disa gradë. Njësitë e shpëtimit kanë hapur një rrugë provizore për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimave. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimat dhe të plagosurit kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, ndërsa ishin me origjinë nga Kukësi.

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV